Gjurma definitive e korridorit Adriatiko-Jonian

17/04/2019 - 20:57

Këshilli Teknik i Autoritetit Rrugor Shqiptar miratoi këtë të mërkurë gjurmën definitive të autostradës Adriatiko-Jonian, duke i hapur rrugë financimit të përgatitjes së projektit përfundimtar. Specifiket teknike të nevojshme do të bëhen nga konsulenti në bashkëpunim me ARRSH, për të azhornuar studimin e bërë me të tjera projekte në zhvillim, e për të shmangur vonesat.

Studimi i financuar nga Fondi i Përbashkët Evropian për Ballkanin Perëndimor është kryer vetëm për segmentin rrugor Mal i Zi-Shqipëri.

Korridori rrugor Adriatiko-Jonian synon të mbështesë zhvillimin socio-ekonomik dhe procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Ai është pjesë e Rrjetit Kryesor të Rrugëve të Ballkanit Perëndimor dhe gjithashtu pjesë e zgjatimit të Rrjetit të Transportit Trans-Evropian (TEN-T) në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Korridori Rrugor Adriatiko-Jonian do të lidhë Evropën Qendrore dhe Italinë Veriore me pjesën Joniane të gadishullit ballkanik. Autostrada është përllogaritur përafërsisht 1,550 km dhe do të shtrihet përgjatë bregut lindor të deteve Adriatik dhe Jon, që përfshin bregun perëndimor të Gadishullit Ballkanik nga Trieste në Itali deri në Kalamata, Greqi. /Tv Klan

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Garancitë shtetërore, proceset gjyqsore, Parternitetet Publike Private (PPP) dhe degradimet mjedisore konsdierohen si risqe që lidhen me

Qeveria ka vendosur të shtyjë për vitin e ardhshëm aplikimin e dy masave që ka prezantuar si pjesë të paketës së tretë për të lehtësuar b

Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka sugjeruar qeverisë shqiptare që për pagat e profesioneve të lira (juristë, dentistë, avokatë, auditues, e

Teksa lufta me pandeminë COVID-19 vijon, Bashkimi Evropian i ka dhënë 15 milionë euro grante Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit

Industria e naftës po rikuperon disa nga humbjet e muajve fillestarë të pandemisë dhe pret përmirësim të kërkesës konsumatore.

Ekonomia shqiptare pritet të humbë rreth 1.8 miliardë euro nga pandemia që ka mbërthyer vendin dhe botën, si rrjedhojë e shpërthimit të i

Për herë të tretë brenda vitit qeveria ka rishikuar me akt normativ buxhetin e vitit 2020.

Ekuacioni me shumë të panjohura i Covid-19 është larg zgjidhjes.

Ekuacioni me shumë të panjohura i Covid-19 është larg zgjidhjes.