Gjymishka–Hysolli, luajnë “e ka kush e ka”

24/09/2012 - 00:00

 

Operatorët ekonomikë dhe agjensitë spedicionere ankohen, ndërkohë Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe dega e Durrësit ia kalojnë përgjegjësinë njëra-tjetrës duke mos ofruar asnjë zgjidhje alternative për kërkesat e bizneseve që operojnë në port.

Prej rreth dy javësh kërkesat e shoqatës së agjensive detare e spedicionere, transportuesve dhe pronarëve të anijeve drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave kanë rënë në vesh të shurdhët. As drejtori i këtij institucioni, Flamur Gjymishka dhe as vartësi i tij, kreu i doganës së Durrësit Jaçe Hysolli, nuk marrin mbi vete përgjegjësinë për hartimin dhe zbatimin e një procedure absurde, të ashtuquajtur Procedurë e Thjeshtuar, por që është kundërshtuar ashpër nga biznesi për vonesat dhe koston financiare që shkakton.

I kontaktuar në telefon nga “Dyrrah” Flamur Gjymishka, drejtori i Përgjithshëm i Doganave deklaroi se nuk është në dijeni të ankesave të operatorëve ekonomikë në portin e Durrësit. Ai mohoi gjithashtu të kishte dijeni për peticionin e firmosur nga operatorët ekonomikë, ku këta të fundit parashtrojnë arsyet se pse e kundërshtojnë aplikimin e procedurës së re doganore, madje mohoi edhe takimin që shoqata e agjensive detare e spedicionere ka zhvilluar dy javë më parë me të.

I kontaktuar në telefon nga “Dyrrah” Flamur Gjymishka, drejtori i Përgjithshëm i Doganave, deklaroi se nuk është në dijeni të ankesave të operatorëve ekonomikë në portin e Durrësit. Ai mohoi gjithashtu të kishte dijeni për peticionin e firmosur nga këta të fundit ku parashtrohen arsyet se pse e kundërshtojnë aplikimin e procedurës së re doganore, madje mohoi edhe takimin që shoqata e agjensive detare e spedicionere ka zhvilluar dy javë më parë me të

“Nëse kanë ndonjë problem, bizneset të kontaktojnë me drejtorin e doganës në Durrës, pasi ai duhet të gjejë një zgjidhje. Edhe ju problemin zgjidheni me drejtorin e Doganave në Durrës, jo me drejtorinë e Përgjithshme”, - tha Gjymishka gjatë bisedës telefonike. Po ndërsa Gjymishka ia lë përgjegjësinë e zbatimit të kësaj procedure vartësit të tij në Durrës, ky i fundit një javë më parë pati deklaruar për “Dyrrah” se ishte i detyruar të zbatonte një procedurë të tillë, e cila ishte hartuar nga shefat e tij në Tiranë.

“Është udhëzim i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave,  i cili e ka parë që janë pjekur kushtet që anijet të futen tek ky modalitet i ri i mbikqyrjes mbi lëvizjen e mallrave në zonën doganore. Unë nuk jam në dijeni pse e kundërshtojnë. Unë nuk kam të drejtë të them që kundërshtimi i tyre është apo jo i drejtë. Unë përfaqësoj një strukturë që zbatoj çdo procedurë që buron nga maja e piramidës deri poshtë”,- tha një javë më parë Jaçe Hysolli.

Duket se në këtë lojë kungulleshkash mes Gjymishkës dhe Hysollit, ku secili mundohet të ngecë topin në rrjetën e tjetrit, të dëmtuar dalin operatorët ekonomikë që operojnë në portin më të madh në vend. I dëmtuar del edhe imazhi i portit të Durrësit, për të cilin deri tani është investuar mjaft për të rritur besueshmërinë si tek bizneset e huaja ashtu edhe tek ato shqiptare se ofron standarte mjaft të sigurta dhe procedura mjaft të shpejta për të lehtësuar veprimtarinë e subjekteve tregtare dhe spedicionere.

Qëllimi i mirë i drejtuesve të doganës për të luftuar fenomenin e korrupsionit nuk mund të realizohet me procedura “që ecin me hapin e breshkës” e që e kthejnë portin e Durrësit shumë vite pas në kohë. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ekonomia ka hyrë në një fazë kritike.

Shqipëria brenda këtij viti do të bëjë transparente llogaritë bankare për të paktën 82 vende të botës të cilat kanë rënë dakord të shkëmb

Në rrugët kryesore të Tiranës, ku më parë vitrinat e dyqaneve ishin të mbushura me mallra të reja, tani shihen shpesh të afishuar lajmëri

Pandemia e koronavirusit ka hapur një gropë të madhe në ekonominë shqiptare ku për vitin 2020 rrezikohet që humbja të shkojë në 1.8 milia

Më 17 shkurt të vitit 2020, në Konferencën e Donatorëve, e cila u mbajt në Bruksel për të mbledhur financime për rindërtimin e pasojave t

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha një konferencë për mediat se pandemia e koronavirusit goditi rëndë ekonominë shqiptare

Monedha e gjelbër ka shënuar një tjetër rënie në tregun e brendshëm edhe gjatë ditës së sotme, ndryshe nga euro që ka ndalur nënçmimin.

Ndonëse në këtë periudhë pakkush mund të mendojë të bëjë investime, apo të realizojë blerje të mëdha, normat e interesit janë më të favor

Kushdo që kërkon të vazhdojë arsimin e lartë, apo të mësojë për një profesion të caktuar, në finale ka si qëllim të arrijë të paguhet sa

Orientimi i burimeve drejt prodhimit të maskave i mundësoi kompanisë së prodhimit të tekstileve, SAM, jo vetëm të kompensonte rënien e po