GRAFIKU/ Njihuni me qytetet më të pasura shqiptare, Durrësi në vend të ...

Postuar: 03/01/2018 - 10:11

A e dini cilat janë qytetet, ku individët arrijnë që të kursejnë më shumë dhe kanë më shumë pasuri të vendosur si depozita nëpër bankat e nivelit të dytë, në raport me popullsinë përkatëse?

Monitor ka përpunuar të dhënat e Bankës së Shqipërisë për depozitat sipas qarqeve, vetëm të individëve, në raport me popullsinë përkatëse, të publikuar nga INSTAT. Të dhënat e kursimeve janë të disponueshme për Tiranën, Durrësin, Vlorën, Elbasanin, Fierin, Korçën, Shkodrën, Lezhën.

Qyteti që kryeson është Tirana. Individët në kryeqytet kanë gjithsej në banka në lekë e valutë rreth 319 miliardë lekë, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, ose 67% të totalit të depozitave që ka Tirana (pjesa tjetër zotërohet nga bizneset e institucionet). Me një popullsi prej 862 mijë banorësh, sipas INSTAT, çdo banor i Tiranës ka një kursim në bankë prej 37 mijë lekësh. Tirana është edhe qyteti që ka nivelin më të lartë të të ardhurave për frymë në vend, sipas INSTAT, me 679 mijë lekë në vit, duke qenë në linjë të drejtë me vendin e parë që zë për sa u përket kursimeve për frymë.

Në vend të dytë për nga kursimet për frymë, me 36.1 mijë lekë, pothuajse sa kryeqyteti, është Vlora, qyteti që ka lidhje me emigracionin, por është edhe bazë e trafiqeve të jashtëligjshme, një pjesë e të ardhurave të secilës depozitohen si kursime. Ndryshe nga Tirana, që i “justifikon” kursimet me të ardhurat e larta për frymë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Vlorën. Ky tregues për qytetin bregdetar jugor, sipas INSTAT, është 431 mijë lekë për frymë në vit, ose 63% e PBB-së kryeqytetase dhe Vlora renditet e pesta në të ardhurat për frymë, pas Tiranës, Fierit, Gjirokastrës, Durrësit, duke qenë nën mesataren e Shqipërisë prej 496 mijë lekë.

Të tretët në renditje janë banorët e Durrësit, ku një rol të rëndësishëm luan edhe emigracioni. Qytetarët durrsakë kanë rreth 26 mijë lekë depozita për frymë.

Të katërtët janë korçarët, (22.6 mijë lekë për frymë) që njihen për nikoqirë dhe si të tillë e administrojmë më mirë paranë, duke lënë disa mënjanë.

Më pas vijnë Korça dhe Elbasani, me përkatësisht 22 dhe 19.3 mijë lekë për frymë. Interesant është që Fieri, që është i dyti për të ardhurat për frymë, ka kursime shumë të ulëta prej 18 mijë lekë për frymë, në një tregues që investimet e mëdha në industrinë e rëndë (naftë) në këtë qytet, ndonëse rrisin prodhimin e brendshëm të tij, nuk arrijnë të përkthehen në më shumë mirëqenie e kursime për vetë banorët.

Gjithsej, depozitat e individëve në banka e institucione të tjera financiare në Shqipëri ishin 917 miliardë lekë në fund të tremujorit të tretë (67 miliardë euro), ose 83% e totalit të depozitave në vend.

Vitet e fundit, depozitat e individëve janë ulur për shkak të normave të pafavorshme të interesit. Në krahasim me nëntorin e vitit 2011, kursimet me afat të rezidentëve kanë rënë me 94 miliardë lekë, ose gati 690 milionë euro. Pavarësisht rënies, Shqipëria vijon të jetë një ndër vendet në zhvillim me nivelin më të lartë të kursimeve në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (aktualisht 66.5% e PBB). Gjysmat e kursimeve janë në monedhën e përbashkët.

Bullgaria ka depozita sa 68% e PBB-së, Kroacia me 64% dhe Mali i Zi me 60%. Në vendet e tjera, kursimet e popullsisë në banka janë minimale, ku më të ulëtin e ka Kosova, me 32% të PBB-së, Serbia me 42%, Bosnjë-Hercegovina me 50%.

Pak më lart është Sllovenia me 53%. Mesatarja e vendeve me të ardhura të ulëta e të mesme, sipas Bankës Botërore është rreth 43% e PBB-së dhe Europa në zhvillim e ka 41%. Për nga niveli i depozitave në raport me PBB, Shqipëria i afrohet edhe vendeve të zhvilluara të Europës Perëndimore, ku p.sh., Italia dhe Franca e kanë këtë tregues midis 70 dhe 80% (Italia e ka 77%). Grekët janë më kursimtarë, me rreth 93% depozita në raport me PBB-në./Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Banka e Shqipërisë ka nisur studimin e nivelit të borxhit që kanë korporatat e mëdha.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në këtë publikim njeh me të drejtat dhe detyrimet e kategorisë së tatimpaguesve: “Person Fizik me xhi

E kanë nisur pak nga pak, por në 2-3 dekadat e fundit shumë sipërmarrje kanë arritur të fuqizohen, të diversifikohen dhe të çajnë në një

Reforma në ndihmën ekonomike ka nxjerrë nga skema më shumë se 29 mijë familje në të gjithë vendin, sipas të dhënave të fundit të INSTAT.

   Qeveria shqiptare do të dalë për herë të tretë në tregjet ndërkombëtare për të marrë borxh nëpërmjet emetimit të një eurobondi.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka bllokuar aksesin e 56 faqeve elektronike që ofronin zhvillimin e lojërave onl

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet rubrikës së këshillimit, ka informuar tatimpaguesit  me të drejtat dhe detyrimet e kategor

Një projektligj që është duke u hartuar nga Ministria e Financave synon të ofrojë trajtim të njëjtë si për investitorët vendas dhe ato të

   Të hënën u prezantuan kartëmonedhat e reja 100 dhe 200 euroshe, të cilat pritet të dalin në qarkullim Majin e ardhshëm.

Në 6-mujorin e parë të vitit, ekonomia shqiptare në tërësi gjeneroi 14.4 mijë vende të reja pune, por vetëm 23% e tyre, ose rreth 3,274 v