Grupi ndërministror nis diskutimet për portin turistik të Durrësit, puna pritet të nisë në verë

11/01/2021 - 20:59

Grupi Emaar nuk ndërton vetëm godina, hotele dhe qendra tregtare, por një përvojë të mirë e ka në ndërtimin e porteve dhe marinave.

Ky është një port i përfunduar, ku jahtet mund të qarkullojnë brenda qytetit të Dubait. Me dizanjin e asaj që kërkohet të ndërtohet në Durrës, ngjan projekti i portit Al Rashid, i cili po ashtu ka qenë port tregtar dhe tashmë do të përshtatet për jahte, rezidenca banimi të ulta dhe disa ndërtesa të larta për shërbime hotelerie.

Kreu i grupit Emaar, Mohamed Alabbar thotë se dëshira e tij është që puna të nisë këtë Verë.

“Do të doja që të nisnim diçka në Verë, puna me dizanjimin ka filluar edhe pse jemi ende në negocime, por ne po e nisim që të mos humbim kohë mendoj se ne sjellim vlera të dobishme në Durrës, sepse do të sjellim të gjithë njohurinë dhe mësimin nga gabimet tona për të bërë diçka shumë të veçantë. Nuk e kam fjalën vetëm për gradaçela, banesa, qendra tregtare, por për të ndërtuar një mënyrë jetese tjetër. Jeta jashtë apartamentit tënd si duhet të jetë? Kjo është ajo që ne bëjmë mirë. Ne mbështesim hapësirat e artit, jetës sociale, ecjes në rrugë me fëmijën në dorë”.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, thotë se negociatat zyrtare do të nisin në Mars, ndërsa tashmë kemi detajet e para se si do të jetë projekti.

“Kemi fazën e parë të projektit, i cili përmban dy ndërtesa të larta për akomodim turistik dhe që do të menaxhohen nga hotele të njohura, më pas do të kemi ndërtime të ulta për rezidencialë dhe zhvillimin e marinës turistike”.

Në portin Al Rashid marina është përshtatur për 500 varka, dhe të njëjtat kapacitete mendohet të ketë dhe Porti i Durrësit. Vetëm gjatë periudhës së ndërtimit, Mohamed Alabbar mendon se do të krijohen 50 mijë vende të reja pune.

“Gjatë ndërtimit të kësaj zonës këtu për 5 vjet, u krijuan 50 mijë vende pune, dhe 50 mijë të tjera pasi nisi dhënia e shërbimeve. Mendoj se dhe në projektin e Durrësit jemi në numra të ngjashëm”.

Ministri Arben Ahmetaj thotë se ky investim do të tërheqë kompani të tjera me emër në Shqipëri.

“Do të vijnë dhe kompani të tjera, që punojnë ose ndjekin mënyrën se si investon Emaar”.

“Nuk ka të përfshirë asnjë risk që merr shteti shqiptar, është investim privat, dhe kompania merr vetëm statusin investitor strategjik”, shprehet ministrja Belinda Balluku.

Por çfarë ka ndodhur që Emaar të zgjedhë Shqipërinë për të investuar 2 miliardë Dollarë në këtë projekt?

“Unë mendoj se ngrohtësia e shqiptarëve bën një ndryshim nga dhjetra vende të tjera ku unë bëj biznes. Por në të njëjtën kohë po të shohësh edhe në aspektin ekonomik dhe progresin që ka patur vitet e fundit, Shqipëria është në rritje. Sipas asaj qe kemi llogaritur, projekti ka vlerë investimi për ne, por po ashtu ne marrim përsipër dhe risk dhe duhet të përballohemi me sfidat. Në fillim ne duhet të hedhim paratë, e pas 6- 7 vjetësh të nisim të nxjerrim të ardhura dhe fitime”.

Spoti që do të krijohet me një ndër portet më të mëdhenj në Adratik do të tërheqë edhe të huaj për të jetuar në Durrës, thotë Ahmetaj.

“Do të ketë njerëz që do të vijnë nga shumë vende, dhe nga ana e vlerës së investimit të projektit, për mua do të sjellë kontribut të madh në ekonomi”.

“Ndotja që ka krijuar porti tregtar për Durrësin nuk do të jetë më, por do të mbajmë terminalin e pasagjerëve”.

Kompania Emaar sheh sfida në këtë projekt, por mendon se eksperienca nga ndërtimi i porteve të tjera në shumë vende të globit do të bëjë që ky projekt në Shqipëri të ketë përfunduar pas 5 vjetësh. /tvklan

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive amerikane, ka deklaruar se fakti që nuk i duhet të punojë më me Donald Trump është

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti në një takim zyrtar në Bankën e Shqipërisë, Ambasadorin e ri të OSBE-së në vendin to

Rreth 188 milionë euro vlerë likuiditeti përfituan bizneset shqiptare nga shtyrja e kësteve të kredive, masë të cilën e ndërmori Banka e

Shqipëria u përfshi pak kohë më parë nga debati i legalizimit të mjeteve virtuale duke argumentuar se vetëm përmes rregullimit të kuadrit

Tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit 2019 rriti varfërinë subjektive (perceptimi që ka një person për situatën e tij financiare dhe material

Shqipëria mund të jetë një destinacion tërheqës për prodhuesit europianë, të cilët po marrin në konsideratë zhvendosjen e njësive të prod

Maryam Salim, menaxhere e zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, në një intervistë ka bërë një përshkrim të situatës ekonomike në të cilën

Dorian H. është një i ri shqiptar që ka fituar deri më tani 200 mijë dollarë nga puna online për individë dhe kompani jashtë vendit.

Nëse ke mbaruar shkollën e lartë, ke më shumë mundësi që të mbetesh i papunë, në krahasim me dikë që ka vetëm arsim 8-9 vjeçar.