Në takimin e fundvitit me Shoqatën e Bankave, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genc Sejko u ka kërkuar rritjen e kreditimit të ekonomisë.

Kreu i bankës qëndrore është shprehur se e mirëkupton faktin se oferta për kredi është ulur, por thotë se një nga arsyet është edhe shtrëngimi i kushteve të kreditimit nga ana e vetë bankave.

Guvernatori u është drejtuar bankave me fjalët “gjendje stanjante e kreditimit” dhe ka kërkuar që kjo situatë të ndryshojë.

Ai ka vlerësuar ritmin e rritjes ekonomike në Shqipëri për vitin që po mbyllet dhe zhvillimet pozitive që kanë ndodhur në sektorin e punësimit dhe të stabilitetit të sektorit bankar.