Guvernatori Sejko: Politikat lehtësuese të BSH kanë nxitur kreditimin në lekë

Postuar: 13/04/2018 - 19:17

   Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në Konferencën e 7-të vjetore të Kërkimeve të organizuar nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë, me temë “Rreth një dekadë pas krizës: drejt një cikli të ri global dhe normalizimit të politikës monetare”, në Ohër, Maqedoni. Fokusi i kësaj konference qëndronte në trajtimin e eksperiencave dhe konkluzioneve të nxjerra nga kriza, si dhe të nevojave të mundshme për ridizenjimin e politikave në adresimin e duhur të një mjedisi në ndryshim.

Pjesëmarrës në konferencë ishin guvernatorë dhe përfaqësues të bankave qendrore, zyrtarë të lartë nga institucionet financiare vendase dhe ndërkombëtare, si dhe politikëbërës të ndryshëm.

Punimet e kësaj konference u çelën me fjalën përshëndetëse të Guvernatorit të Bankës Kombëtare të Republikës së Maqedonisë, z. Dimitar Bogov, i cili pasi falënderoi të pranishmit, prezantoi programin e konferencës, duke theksuar se qëllimi i këtij aktiviteti ishte shkëmbimi i mendimeve dhe eksperiencave me kolegët e vendeve të ndryshme.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko ishte i ftuar në panelin e guvernatorëve, me temë “Drejt një cikli të ri global dhe normalizimit të politikës monetare”. Në këtë panel merrnin pjesë për të dhënë kontributin e tyre edhe Guvernatori i Bankës Kombëtare të Belgjikës, z. Jan Smets, Guvernatori i Bankës Kombëtare të Republikës së Maqedonisë, z. Dimitar Bogov, Guvernatori i Bankës Kombëtare të Kroacisë, z. Boris Vujčić dhe Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, z. Fehmi Mehmeti.

Diskutimet e këtij paneli u fokusuan në sfidat me të cilat përballen bankat qendrore një dekadë pas krizës dhe zhvillimet ekonomike të vendeve; rolin e bankave qendrore në rritjen ekonomike nëpërmjet ruajtjes së stabilitetit financiar; politikat monetare dhe masat e ndryshme të aplikuara në këtë drejtim.

Guvernatori Sejko bëri një ekspoze të situatës ekonomike shqiptare duke u ndalur te zhvillimet ekonomiko-financiare dhe ndikimet e mundshme të normalizimit të politikës monetare. Ai theksoi se Banka e Shqipërisë mbetet e gatshme të marrë të gjitha masat e nevojshme duke dhënë kontributin e saj në mbështetje të një rritjeje ekonomike të qëndrueshme dhe garantimit të stabilitetit makroekonomik të vendit. Ai shtoi se politika monetare lehtësuese e ndjekur nga Banka e Shqipërisë ka ulur kostot e financimit të sektorit privat, ka nxitur rritjen e kreditimit në lekë dhe ka ndihmuar në përmirësimin e gjendjes financiare të huamarrësve.

Prioritetet e ardhshme të Bankës së Shqipërisë janë orientuar më së shumti drejt identifikimit të masave për nxitjen e kreditimit, vazhdimin e planit të masave për reduktimin e kredive me probleme dhe forcimin e stabilitetit financiar.

Një tjetër çështje e trajtuar nga Guvernatori, ishte dhe rëndësia e kombinimit të duhur të politikave makroekonomike ku një rol kyç luan koordinimi i politikës monetare me atë fiskale.

Guvernatori Sejko nënvizoi rëndësinë e reformave të mëtejshme për të përmirësuar modelin e zhvillimit të vendit dhe ambientin e biznesit, si dhe për të ecur përpara në procesin e integrimit.

Në përfundim, Guvernatori Sejko u shpreh se e ardhmja politike afatgjatë dhe prosperiteti ekonomik, lidhen ngushtë me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Ai shtoi se bashkëpunimi dhe kuadri institucional kanë rol kontribues në procesin e konvergjencës, megjithatë bankat qendrore, si politikëbërës, duhet të marrin masat e nevojshme për përgatitjen e ekonomisë për procesin e anëtarësimit./monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në raport me të ardhurat, sot është më e lirë të blesh një shtëpi në Amsterdam, Berlin, Stokholm, Bruksel, Athinë, sesa në Tiranë.

   Hetimi tatimor po vijon me kontrolle dhe verifikimin e subjekteve që ushtrojnë veprimtari ekonomike në sektorin e turizmit dhe në të g

   Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Qendror po ushtron kontrolle të detajuara ndaj subjekteve, që kanë veprimtari ekonomike në zonat tu

Banorët e Shqipërisë mendojnë se kanë më shumëmundësi që tëbien në varfëri në krahasim me shtetet e tjera të rajonit, ndërkohë qëndihen e

Në hotelet që mbyllën në Ksamil dhe në Potam, tatimorët nuk gjetën as kupona, as fatura të shërbimeve, madje as nuk ishin regjistruar si

Administrata tatimore ka nisur publikimin e një liste me emrat e bizneseve që nuk lëshojnë kuponin tatimor.

Mbyllet përfundimisht sigurimi i fondeve për projektin e rindërtimit të hekurudhës Tiranë-Durrës, me degëzim drejt Rinasit.

Valutat kryesore në vend e kanë nisur javën të zhvlerësuara ndaj lekut vendas.

Prej riformatimit të tregut të punës ka lindur si nevojë që të rimodelohet lista e profesioneve në Shqipëri.

Vitin e kaluar e mbyllën aktivitetin mbi 3100 biznese të sektorit jo bujqësor në të gjithë vendin kryesisht të biznesit të vogël, por fal