Guvernatori Sejko takohet me ambasadorin e ri të OSBE-së në Shqipëri, diskutojnë për situatën e krijuar nga Covid

22/01/2021 - 14:41

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti në një takim zyrtar në Bankën e Shqipërisë, Ambasadorin e ri të OSBE-së në vendin tonë, Vincenzo Del Monaco, i cili mori detyrën si Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri në datë 16 nëntor 2020.

Gjatë takimit, Guvernatori Sejko e njohu Ambasadorin Del Monaco me zhvillimet financiare në vend, ku në krye të bisedës ishte trajtimi i situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 dhe efektet e saj në ekonominë shqiptare.

Guvernatori u shpreh se si pasojë e masave të kujdesit të marra për kontrollin e përhapjes së pandemisë, ekonomia shqiptare gjatë vitit 2020 shënoi një rënie, por falë kontributit të Bankës së Shqipërisë dhe politikave të mirëkoordinuara makroekonomike, pritet që aktiviteti ekonomik të rikuperohet gradualisht gjatë vitit 2021.

Në vijim, Guvernatori prezantoi gjendjen e sektorit bankar në vend, duke theksuar se ky sistem është i mirëkapitalizuar, solid dhe me tregues të mirë të likuiditetit dhe shëndetit financiar. Ky sektor ka vijuar pa asnjë ndërprerje aktivitetin normal dhe ka qëndruar i gatshëm të japë kontributin e nevojshëm për përballimin dhe tejkalimin e situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.

Guvernatori Sejko e njohu Ambasadorin me masat e marra nga Banka e Shqipërisë për t’iu ardhur në ndihmë bankave dhe klientëve të tyre, si dhe për të minimizuar kostot e pandemisë Covid-19 në ekonominë e vendit, si ulja e normës bazë të interesit në nivelin historik prej 0.5%, furnizimi me likuiditet i sistemit bankar duke hequr kufijtë sasiorë, eliminimi i kostove të operimit të sistemeve të pagesave elektronike, sigurimi i pandërprerë i ekonomisë me para fizike, shtyrja me dy tremujorë e pagesave të kësteve të kredisë për bizneset dhe familjet në vështirësi financiare, si dhe ndryshime të tjera rregullative.

Nga ana e tij, Ambasadori Del Monaco vlerësoi punën e bërë nga Banka e Shqipërisë në drejtim të zbatimit të reformave ekonomike, strukturore e sektoriale, dhe vlerësoi kontributin e rëndësishëm që po jepet në procesin e integrimit evropian të vendit, nëpërmjet përafrimit të kuadrit rregullator dhe praktikave të punës, me direktivat dhe standardet e Bashkimit Evropian.

Në përfundim, bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim mbi perspektivat për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit midis dy institucioneve dhe ndërmarrjen e projekteve të përbashkëta në të ardhmen.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kartat e kreditit janë një ndër produktet e pakta të pagesave që nuk arritën të rimëkëmbeshin pas hapjes së ekonomisë dhe e mbyllën vitin

Puna në bankë ose në sigurime sjell sot në vend shpërblimin më të madh material.

Zonat e Veriut të Shqipërisë janë më të varfrat në Europë, sipas një publikimi të fundit të prodhimit për frymë rajonal të Eurostat, me t

Në vitin 2020 të paktën 900 milionë lekë (rreth 7.2 milionë euro) janë arkëtuar si kamatëvonesa në faturat e energjisë.

Borxhi i jashtëm i vendit shënoi rritjen më të fortë vjetore të tre dekadave të fundit si rrjedhojë e plotësimit të nevojave për financim

Tregu i agjencive turistike u godit rëndë nga pandemia, duke rezultuar në falimentime masive, në rastin më të keq, apo në largime

Euro mbetet monedha më e lirë për të marrë kredi nga familjet shqiptare.

Çmimi i gazit është shtrenjtuar javëve të fundit si për ata që kanë të instaluar impiante në automjete ashtu edhe për kategorinë e familj

Numri i subjekteve të vogla, që janë çregjistruar nga skema e tatimit të vlerës së shtuar (TVSH) ka arritur në 31,821.

Qeveria ka kryer shpenzimet kapitale faktike prej 91,2 miliardë lekëve më 2020, niveli më i lartë që nga viti 2009, vit në të cilin ishte