Harizaj: Kalueshmëria për arsimtarët është e mirë

30/12/2012 - 10:38

 

Agjencia Kombëtare e Provimeve publikon rezultatet për arsimtarët. Drejtori: Gjuhë-Letërsia me pikë më të larta.

Rreth 40% e mësuesve të rinj kanë rezultuar mbetës në Provimin e Shtetit. Të dhënat vijnë nga Agjencia Kombëtare e Provimeve. Pavarësisht numrit të arsimtarëve që nuk kanë marrë dot as pikët më minimale, kalueshmëria konsiderohet e mirë. Sipas kreut të AKP-së, Alfons Harizaj, dega e Mësuesisë nuk qëndron në listën e degëve elitare. “Kalueshmëria është diku te 60 për qind, çka do të thotë se këta mësues kanë fituar të drejtën për të ushtruar profesionin”, tha Harizaj. Sipas tij, grupi i kandidatëve për mësues në profilin Gjuhë-Letërsi ka qenë më i madhi në numër, dhe ata kanë arritur dhe kalueshmërinë më të lartë. “Ne e konsiderojmë arritje të mirë në konceptin e vlerësimit dhe të arritjeve në raport me të gjitha profesionet”, tha Harizaj.

 

Sipas tij, në profilin e Gjuhë-Letërsisë kandidatët kanë arritur të marrin më shumë pikë dhe ta kalojnë më me lehtësi testin, çka dëshmon, sipas Harizajt, se në të ardhmen do të kemi më shumë mësues Gjuhë-Letërsie. Provimi i Shtetit do të nisë sërish në janar të vitit 2013. Stomatologjia dhe mjekësia e përgjithshme do të presin kandidatët në fillim të vitit, ndërsa në prill do të kenë sesionin e dytë. Provimi i Shtetit është kusht ligjor për të të sapodiplomuarit të të paktën 15 profesioneve. Vetëm pasi të marrin rezultate kaluese në këtë provim, do të mund ta ushtrojnë profesionin. Kandidatët kanë të drejtë ta japin provimin deri në pesë herë. Ky provim është konsideruar nga krerët e arsimit si një filtër për të rritur cilësinë në tregun e punës. Vlerësimi bëhet me pikë dhe rezultatet shpallen menjëherë pas dhënies së provimit në mënyrë elektronike.

Infermierët, më të dobëtit
Të vetmit që kanë dalë më dobët në Provimin e Shtetit janë infermierët. Më shumë se gjysma e tyre nuk kanë marrë pikët e nevojshme për të kaluar testin në sesionin e parë. Ata i janë nënshtruar për herë të dytë provimit, por sërish numri i mbetësve ka qenë shumë i lartë. Sipas Agjencisë Kombëtare të Provimeve, kandidatët nga universitetet private kanë pasur nivel më të ulë, në krahasim me ata të publikut.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Është porti më i madh në vend dhe një nga qytetet më të rëndësishme të vendit, por Durrësi ka mbetur prapa në kontributin e dhënë për rri

Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë i kërkon ekzekutivit dhe grupit të menaxhimit të krizës kundër Covid-19 rik

Janë rreth 97 mijë punonjës që u është miratuar pagesa prej 40 mijë lekësh si pjesë e paketës së dytë financiare dhe 95 mijë prej tyre e

Shqipëria vlerësohet si një nga shtetet që do ta vuajë më shumë pandeminë e Covid-19 në ekonominë e saj, me një rënie që varion nga -5% s

Çmimet shumë të larta për blerjen e banesave, apartamenteve apo garazheve janë në disnivel të lartë me të ardhurat që kanë shqiptarët.

Shumëkush habitet me numrin e lartë të kafeneve që ka në Shqipëri, që i gjen në çdo cep.

Pandemia e koronavirusit po nxit rritjen e ekonomisë përmes qëndrimit në shtëpi.

Qeveria ka ndryshuar vendimin i cili i hap rrugë aplikimit të bizneseve të mëdha për të marrë kredi të buta në bankat e nivelit të dytë p

Marrëveshja e kredisë me vlerë 139.3 milionë SDR e publikuar në faqen e internetit të Kuvendit të Shqipërisë thotë se interesi i paguar p

Dhoma e Tregtisë së Maqedonisë në një analizë që ka bërë për pasojat e Covid-19 në ekonomi ka krahasuar ndër të tjera të dhënat e numrit