Harta e Eurostat, Shqipëria dhe rajonet e saj janë më të varfrat e Europës

13/09/2019 - 07:57

Shqipëria me të 3 rajonet e saj (veri, qendër, jug) renditet më e varfra në Europë sipas një krahasimi që bëri Eurostat për të ardhurat për frymë sipas Paritetit të Fuqisë Blerëse në vitin 2017. Të dhënat bëhen të ditura në Librin Vjetor të Eurostat, të publikuar së fundmi.

Por nga të gjitha rajonet e Europës Shqipëria renditet e fundit, pasi konsumi i saj për frymë nuk është as sa një e treta e mesatares së BE-së. Ndërsa Rajoni i veriut në Shqipëri renditet si rajoni më i varfër në Europë. Veriu ka të ardhura sa 22.7% e mesatares europiane. Kjo do të thotë që qytetarët e veriut duhet të jetojnë me një të pestën e të ardhurave në raport me një europian mesatar. Për çdo 100 euro që fiton një europian, ata marrin vetëm 22.7 euro.

Jugu i Shqipërisë ka të ardhura sa 28.25 e mesatares europiane. Më mirë paraqitet situata në qendër, ku ky tregues ngjitet në gati 32.8% të mesatares europiane.

Mali i Zi ka të ardhura sa 38.7% e mesatares europiane, maqedonia sa 34.7%. Diferenca të mëdha ka dhe Serbia. Në zonën e beogradit, të ardhurat janë sa 62.5% e mesatares europiane, ndërsa në Jug ka zona ku ky tregues është rreth 24%.

Diferencat në Europë

Krahasimi i Eurostat me bazë rajonet pohon se edhe brenda një vendi të zhvilluar si Gjermania ka rajone që shpenzojnë më pak se mesatarja e BE për frymë sikur ka edhe të tjera që shpenzojnë shumë me tepër se mesatarja.

Shembulli tipik për pasurinë e krijuar është Londra, ku në një rajon të saj të ardhurat për frymë ishin 5.8 herë më të larta se ato të mesatares së BE-së., ndërsa në të pesë Rajonet e Londrës PBB-ja për frymë ishte mbi 2 herë më e madhe se mesatarja e BE-së.

Luksemburgu (një rajon i vetëm në këtë nivel detajesh) që ka një industri bankare dhe financiare të konsiderueshme kishte PBB për banorë 2.45 herë më e lartë se mesatarja e BE-28. Kjo është e lidhur dhe me numrin e ulët të popullsisë.

Gjithashtu ndër më të pasurit në Europë renditet një rajon i Irlandës ku shpenzimet për frymë ishin 2.6 herë më të larta se, mesatarja e BE-së për shkak të zhvillimit të farmaceutikës dhe teknologjisë së informacionit.

Ndërsa në Çeki vihet re pabarazia më e lartë ndërmjet qyteteve. Teksa Praga renditet e shtata në Europë për nivelin e lartë të ardhurave për frymë, qytete të tjera të Zapadne Slovensko kishin të ardhurat për frymë sa 68.6% e mesatares se BE-së.

Në krahun tjetër, Gjermania ka rajone më të pasura se kryeqyteti. Së paku 19 rajone në Gjermani kanë të ardhura më të larta për frymë se banorët e Berlinit.

Rajonet ‘më të varfra’ të BE-së janë të shtrira kryesisht në Lindje dhe në Mesdhe. Këto vende ndahen në dy grupe të dallueshme: Me popullsi të rrallë, rurale dhe rajone që karakterizohen nga popullata në plakje dhe emigracioni neto; ose rajone post-industriale, që kanë mbetur të braktisura.

Në hartën më poshtë ku bën pjesë edhe Shqipëria rajonet më të varfra në BE janë treguar me ngjyrë të purpurt. Këto rajone shtrihen nga Letonia në në Veri, përmes pjesëve lindore të BE-së, poshtë në Greqia dhe Italia e Jugut dhe shtrihet në të gjithë zonën mesdhetare. /Monitor/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimi ka bërë sot një përmbledhje të rezultateve të aksionit anti-informalitet, të nisur nga fillimi i

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur ndjeshëm parashikimin për rritjen ekonomike të vendit për vitin 2019, në raportin e fundit të “Pasqyrë

Struktura e borxhit të familjeve shqiptare është shumë e ndryshme, që nga kredia bankare deri tek tregjet informale, overdrafti dhe të as

Pas tërmeteve “tundet” qeveria, nuk regjistrohen pronat pa sigurim 10-vjeçar.

Mbi 2000 familje të vrojtuara nga Banka e Shqipërisë raportuan rënie të punësimit, të ardhurave dhe shpenzimeve në gjashtë muajt e parë t

Edhe gjatë ditës së sotme, monedha e përbashkët europiane ka fituar pikë ndaj Lekut vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë,

Banka e Shqipërisë raportoi se çmimet e banesave janë rritur me 1.8 për qind në gjashtëmujorin e parë të vitit në raport me të njëjtën pe

Pas kërkesave të vazhdueshme të grupeve të interesit, procesi i fiskalizimit është shtyrë dhe nuk pritet më të fillojë më nga 1 janari, s

Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet në 2.9% këtë vit, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë nga pakësimi i reshjeve, raporto

Bankat në Shqipëri kanë efektivitet shumë të ulët në ekonomi, për shkak se japin kredi me një përqindje shumë më të ulët se depozitat që