07/02/2013 - 17:06
TIRANË- Ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto deklaron se shitja e aksioneve të ACR është e ligjshme.
Haxhinasto vlerëson se transferimi i kuotave të ACR nuk ka sjellë ndryshime.
Duke kërkuar që të mos manipulohet më opinioni publik, ministri i METE thekson se zhvillimet pozitive të pranohen edhe nga opozita.
Pak ditë më parë, deputeti i Partisë Socialiste, Sajmir Tahiri nëpërmjet një letre të hapur i kërkoi informacion ministrit të Ekonomisë, Edmond Haxhinasto për kompaninë e re që do marrë në administrim minierën, nëse i përmbush apo jo kushtet teksa ka akuzuar se ACR po largohet pa shlyer gjobat.
/portali DurresLajm/