Ikin shqiptarët, vijnë të huajt në janar, rriten ndjeshëm hyrjet për biznes

25/02/2020 - 07:36

Muaji janar ka shënuar një rritje si të të huajve që kanë hyrë në Shqipëri, ashtu dhe të daljeve të shqiptarëve jashtë.

Sipas INSTAT, Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin janar 2020, janë 693.956.

Krahasuar me janar 2019, ky tregues rezulton me rritje 20,9 %. Në janar 2020, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 249.461. Krahasuar me janar 2019, ky numër është rritur me 19,1 %.

Në janar 2020, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe me 38,9 %, ndonëse nisur nga një bazë e vogël (gjithsej 550 polakë) ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Zvicra me 1,2 %, krahasuar me janar 2019. Hyrjet e polakëve kishin shënuar rënie në 2019-n.

Në vlerë absolute, rritjen më të lartë e kanë shënuar shtetasit nga Kosova, të cilët përbëjnë dhe 31% të hyrjeve në total. Gjithsesi, rreth 78 mijë persona nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri në janar.

Në vend të dytë janë hyrjet nga shtetasit grekë, me rreth 39 mijë në, ose 15.5% e totalit.

Shtetasit nga Maqedonia përbënin 15.2% të totalit të hyrjeve në janar, ose rreth 38 mijë.

Më pas vijojnë shtetasit nga Mali i Zi, Italia, Anglia, SHBA.

Rreth 93% e hyrjeve të shtetasve të huaj ishin për arsye personale, si puhsime, vizitë tek të afërm etj;  3% për arsye profesionale dhe 4.6% për arsye tranziti.

Hyrjet e shtetasve të huaj për arsye biznesi dhe profesionale u rritën ndjeshëm në janar, me 53.1% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit janar 2020, janë 842.694 duke shënuar një rritje me 21,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Janar 2020, janë 531.065. Krahasuar me janar 2019, ky numër është rritur 17,0 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit janar 2020, janë 311.629. Krahasuar me janar 2019, ky numër është rritur 29,9 %. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndër 43 vende europiane, Shqipëria renditet e fundit për sasinë e fondeve që akordon për shëndetësinë në raport me Prodhimin e Brendshëm

Administrata Tatimore sjell në vëmendje te të gjithë tatimpaguesve se afatet e deklarimit dhe pagesës së detyrimeve tatimore nuk kane ndr

“Pagën e luftës” e kërkojnë edhe më shumë se 1 mijë tregtarë të tregjeve industriale në Durrës, të cilët kanë pezulluar aktivitetin prej

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës së bashku me Dhomat e Tregtisë dhe shoqatat e tjera të Sipërmarrjeve Private, me ide të kryetarit

Banka e Shqipërisë u ka nisur bankave një udhëzim me 7 hapa se si do të kryhet procesi i ristrukturimit të kredisë.

Pas uljes së normës bazë të interesit në 0,5% dhe heqjes së kufizimeve për likuiditet, Banka e Shqipërisë lajmëron se do të aplikohet pol

16 mijë biznese të vogla rezultojnë të jenë me qira dhe do të përfitojnë nga shtyrja për muajt që janë të mbyllur nga kjo pagesë.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë është mbledhur sot për të diskutuar disa masa që priten të merren për shkak të situatës ekonom

Nga sot 1 prill, ka nisur aplikimi i subjekteve të vogla, me qarkullim deri në 14 milionë lekë, për të përfituar pagën minimale, apo të a

Monedha e përbashkët e ka nisur javën me një tjetër mbiçmim të fortë ndaj lekut.