Në një deklaratë për mediat, investitorët e huaj që operojnë në Shqipëri kanë bërë thirrje klasës politike shqiptare që të gjejnë një zgjidhje për situatën ku ndodhet vendi.

Në reagimin e tyre, investitorët e huaj bëjnë me dije se po ndjekin me shqetësim situatën politike në vend, dhe se shumë prej tyre janë të frustruar pasi sipas tyre kjo klimë ndikon direkt në ekonominë shqiptare.

REAGIMI I PLOTË

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham), Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) dhe Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë (IÇ) po ndjekin me shqetësim të thellë situatën aktuale politike në Shqipëri. Shumë nga anëtarët tanë kanë shprehur frustrim lidhur me pasigurinë politike që po ndikon drejpërdrejt negativisht në klimën e biznesit dhe ekonominë shqiptare. Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive politike që të gjejnë një zgjidhje për këtë situatë. Çdo ditë që kalon pa marrëveshje dëmton besimin e qytetarëve në sistemin tonë politik dhe ekonomik, duke penguar investimet e mundshme ndërkombëtare. Komuniteti ynë i biznesit kërkon fuqishëm që të gjithë palët e përfshira – veçanërisht Qeveria dhe
Opozita – të veprojnë me përgjegjësi dhe të bëjnë çdo përpjekje për t’i dhënë fund ngërçit politik në dobi të stabilitetit në vend.