Investuesit kinezë, sytë tek Shqipëria

15/12/2012 - 09:17

 

TIRANE- Ndërtuesit kinezë po i shohin me mjaft interes mundësitë e mira që ofron për investime të paluajtshme Shqipëria, aleati i dikurshëm. Në një opinion të publikuar në gazetën "South China Morning Post", kolumnisti Richard Warren, vëren se Shqipëria, dikur aleati i vetëm i shtetit aziatik, po shfaqet përsëri në radarët ekonomikë të Kinës. "Shqipëria ishte i vetmi aleat evropian i Kinës në vitet '60 dhe në fillim të viteve '70- të.

Shteti i vogël ballkanik, me popullsi 3 milionë banorë, po shfaqet përsëri nëpër radarët ekonomikë dhe politikë kinezë, ndërkohë që biznesi i ndërtimit shpreson se diçka e tillë do t'i prijë një hovi të investimeve kineze në këtë sektor". Sipas analistit, shumë zëra e konsiderojnë Shqipërinë si një pikë shpërndarjeje për tregtinë e kompanive kineze, duke u dhënë atyre mundësinë të vendosin një këmbë në Bashkimin Evropian, në rast se aplikimi i vendit për t'u përfshirë në këtë grupim arrin me sukses. 

INTERESI 

"Interesi zyrtar kinez në tregun shqiptar të pasurive të paluajtshme po rritet. Verën që shkoi, ambasadori kinez në Shqipëri vizitoi Gjirin e Lalzit, ku shoqëria 'Strabag' e specializuar në zhvillimin e pasurive të paluajtshme po ndërton më shumë se 800 shtëpi pushimi", - vazhdon analisti. Ky interes nga ana e zyrtarëve pak nga pak po orientohet nga investimet private.

"Dy apartamente në Gjirin e Lalzit janë blerë nga kompani me bazë në Pekin, po që janë përjashtuar nga vendi, të cilat planifikojnë t'i shesin me përfundimin e fazës së parë të projektit, në vitin 2014. Kompania zhvilluese do t'ia lëshojë ndërtesat e tipit 'kondo' investitorëve kinezë në vitin '13, me çmime që shkojnë në 99 mijë euro për njësitë me pamje nga deti", shkruan analisti. 

NËNSHTETËSIA

Tregu shqiptar, sipas artikullit, bëhet edhe më interesant për investitorët kinezë në çastin që shteti shqiptar i propozon nënshtetësinë çdo qytetari të huaj që investon në vend 100 mijë euro. "Me mjaft interes për disa investitorë kinezë është propozimi i qeverisë shqiptare për dhënien e nënshtetësisë për ata qytetarë të huaj që investojnë të paktën 100 mijë euro në vend", - shkruan autori. Blerja e një shtëpie, sipas tij, do të ishte një mënyrë shumë e thjeshtë për ta fituar nënshtetësinë, kështu që ndërtuesit ndihen mjaft të joshur nga kjo ide.

Më tej, në artikull autori vëren se disa shqiptarë shqetësohen se propozimi për dhënien e nënshtetësisë mund të shfrytëzohet nga elementë të huaj kriminalë që kërkojnë t'u fshihen qeverive të vendeve të tyre, kështu që nuk ka hyrë ende në fuqi. "Gjithsesi, edhe në rast se plani për nënshtetësinë nuk bëhet realitet, është mëse e qartë që tregu shqiptar i pasurive së paluajtshme, ashtu si edhe ekonomia e vendit, po hapet gjithnjë e më shumë ndaj biznesit, dhe Tirana do që investitorët kinezë të luajnë një rol të dorës së parë në të".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qendra e Tiranës rreth e qark sheshit “Skënderbej” po kthehet në një zonë me ndërtesa të larta, dendësia e të cilave, nuk i përgjigjet sh

Është porti më i madh në vend dhe një nga qytetet më të rëndësishme të vendit, por Durrësi ka mbetur prapa në kontributin e dhënë për rri

Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë i kërkon ekzekutivit dhe grupit të menaxhimit të krizës kundër Covid-19 rik

Janë rreth 97 mijë punonjës që u është miratuar pagesa prej 40 mijë lekësh si pjesë e paketës së dytë financiare dhe 95 mijë prej tyre e

Shqipëria vlerësohet si një nga shtetet që do ta vuajë më shumë pandeminë e Covid-19 në ekonominë e saj, me një rënie që varion nga -5% s

Çmimet shumë të larta për blerjen e banesave, apartamenteve apo garazheve janë në disnivel të lartë me të ardhurat që kanë shqiptarët.

Shumëkush habitet me numrin e lartë të kafeneve që ka në Shqipëri, që i gjen në çdo cep.

Pandemia e koronavirusit po nxit rritjen e ekonomisë përmes qëndrimit në shtëpi.

Qeveria ka ndryshuar vendimin i cili i hap rrugë aplikimit të bizneseve të mëdha për të marrë kredi të buta në bankat e nivelit të dytë p

Marrëveshja e kredisë me vlerë 139.3 milionë SDR e publikuar në faqen e internetit të Kuvendit të Shqipërisë thotë se interesi i paguar p