Ja kur nis fluturimi i parë “Air albania”! Çmime më të ulëta pasi do vetëfurnizohet me karburant

21/08/2018 - 10:55

Kompania ajrore e fluturimeve Air Albania do të nisë fluturimet brenda javës së parë të shtatorit. Fillimisht, lajmi është bërë me dije nga 2 portale turke të specializuara në fushën e fluturimeve, duke e shoqëruar postimin edhe me avionin që mban ngjyrat shqiptare dhe duke saktësuar se ngritja e parë do të bëhet në datën 31 gusht.

Ndërkaq, gjithçka konfirmohet edhe nga Autoriteti i Aviacionit Civili, i cili bëri me dije për TV SCAN se aktualisht ky dikaster ka dërguar në Turqi 2 specialistë për inspektimin e  avionit nga ana teknike. Ndërkohë që, vetëm aksioneri shqiptar i Air Albania, Sinan Idrizi bëri me dije për TV SCAN detajet, duke rikonfirmuar faktin se nisja e operimit të linjës luhatet në ditët e para të muajit shtator.

Sipas Idrizit, avioni i parë që po përfundon është një Airbus 319 dhe do të operojë me fluturime në linjën Stamboll-Tiranë-Stamboll. Ndërkohë që, pas tij do të vihen në përdorim edhe 2 avionë të tjerë të tipit A320, që do të sjellin një rritje të standardit të fluturimeve.

Ndërkaq, nisja e operimit të kësaj linje pritet të sjellë edhe çmime më të lira për biletat drejt Turqisë, pasi sipas Idrizit tashmë është dakordësuar ngritja e një ndërmarrjeje paralele, që do të bëjë furnizimin me lëndë të parë. Kjo duke marrë në konsideratë faktin se çmimi i vajgurit, me të cilin furnizohen sot avionët është më i shtrenjti jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë, ndërkohë që 30% e kostos së biletës varet pikërisht nga lënda djegëse.

“Ne kemi kërkuar që për të ulur çmimet e biletave të vetëfurnizohemi me lëndë të parë. Kjo do të thotë se do të ndërtojmë një ndërmarrje paralele, që të na ofrohet i njëjti shërbim dhe cilësi. Kjo është një  praktikë që e kanë edhe kompanitë e tjera, përshembull kompania jonë mbështetëse “Turkish Airlines”, u shpreh Idriz për  SCAN.

Referuar vendimit të qeverisë për ngritjen e kësaj kompanie, 51% e aksioneve të kompanisë ‘Air Albania’ janë shqiptare, ndërsa 49% i takojnë kompanisë turke të fluturimeve ‘Turkish Airline”.

/SCAN/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Verën e kaluar, pasagjerët që udhëtonin në Shqipëri në fillim të muajit gusht dhe ata që donin të largoheshin në fund të atij muaji u për

Sipas një studimi të fundit, mbi pabarazinë gjinore, diskriminimin dhe institucionet sociale, Shqipëria ka hendek të ulët sip

Qeveria duket se së fundmi ka vendosur të përmbysë modelet e veta të zhvillimit në disa sektorë.

Në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor përveç Shqipërisë fondet për bujqësinë kanalizohen si mbështetje direkte për fermerët, kryesis

Sado e çuditshme që mund t’ju duket, Po – dashuria kushton.

Shqipëria dhe Mali i Zi u renditën nga Komisioni Europian me borxhin publik më të lartë në rajon për vitin 2018, në raportin periodik për

Çmimet e prodhimeve të stinës, kryesisht perimet dhe zarzavatet pësuan rritje jo të zakonte gjatë muajit janar, teksa INSTAT raportoi se,

Komisioni i Prokurimeve Publike i ka hapur rrugën koncesionit të shumëpërfolur për ‘kontrollin e pompave’ në stacionet e karburanteve.

Ish-ministri i Financave dhe kryetari i Komisionit te Ekonomise dhe Financave, Arben Ahmetaj thotë se sipas Raportit të Komisionit Evropi

Volumi gjithnjë e në rritje i pasurive të sekuestruara paraqet nevojën për përmirësime të mëtejshme ligjore.