Në Shqipëri shiten 10 makina në ditë. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, gjatë eventit të organizuar nga “Hyundai Auto Albania”, me rastin e 10-vjetorit të tregtimit në treg të kësaj marke.

Sipas Ministrisë së Ekonomisë, sot makina më e shitur në Shqipëri sipas statistikave, është “Hyundai”. Ministrja Ekonomi uroi këtë kompani për suksesin, duke thënë se kjo nuk tregon vetëm që shqiptarët dinë të zgjedhin makinën e duhur, por tregon dhe mirëqenien e tyre, pasi blerja e makinave tregon besimin e konsumatorit që ekonomia do të jetë më e mirë. Për herë të parë, “Hyundai” tejkaloi tregun e makinave “Volkswagen” që ishin dikur më të shiturat në Shqipëri.

Ministrja tha se janë 10 makina që shiten në ditë në Shqipëri dhe ky është tregues pozitiv për këtë sipërmarrje. Ndërsa tha se kjo gjithashtu tregon se rritja ekonomike është e sigurt. Vjet ishte 3.5 % dhe parashikimet për rritjen ekonomike vitet e ardhshme gjithashtu janë shumë të mira.