Jaço: Ekonomia shqiptare po përballet me pasojat e tërmetit, ja si të tërheqim investitorët e huaj

10/02/2020 - 12:46

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, deklaroi sot se përmirësimi i klimës së investimeve është një nga çështjet bazë të punës së institucionit, që ai drejton.

Jaço u shpreh se që të mund të vijnë investitorë të huaj në vendin tonë, duhet të gjejnë terren dhe klimë të favorshme, ndërsa u ndal te Shqipëria në nivelin e konkurrencës rajonale.

"Kjo është akoma më e rëndësishme tani që ekonomia shqiptare ballafaqohet me tkurrjen e investimeve nga 2 projektet më të mëdha infrastrukturore: TAP dhe Devoll dhe pasojat nga tërmeti. Por, që investitorët e huaj të vijnë në Shqipëri, duhet të gjejmë terren dhe klimë të favorshme. Shqipëria renditet e 82 në botë, ndërkohë që të gjithë fqinjët tanë (përveç Bosnjes, e cila ka kushte të tjera gjeopolitike) renditen ndjeshëm më lart. Mali i Zi renditet e 50, Kosova e 58-ta, Serbia e 44, ndërsa Maqedonia e Veriut e 17-ta. Serbia dhe Maqedonia e Veriut që kanë fituar konkurrencën rajonale për thithjen e investimeve të huaja. Shqipëria duhet të fillojë të mendojë për këtë", deklaroi zyrtari i lartë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të paktën tre koncesione janë vënë për përpunimin e mbetjeve, në Elbasan Fier dhe Tiranë, por përpunimi i mbetjeve nga këto impiante ka s

Neurokirurgu shqiptar në spitalin e Filadelfias, Gentian Toshkezi foli në një lidhje me “Skype” në News24 lidhur me situatën e krijuar ng

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka zhvilluar sot një takim online me shefen e Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Yan Sun.

“Do të jetë një dimër i gjatë dhe i vështirë për biznesin. Një në tre biznese të vogla në Durrës ka falimentuar!”

Baret, restorantet, hotelet, fabrikat ishin linjat që shkarkuan më shumë punonjës nga puna për shkak të pandemisë në tremujorin e dytë të

Raporti i publikuar nga Bashkimi Europian, Eurofound (2020), “Covid-19: Përgjigjet e politikave në të gjithë Europën” përmbledh masat e m

Borxhi i jashtëm bruto i vendit u zgjerua me 8,6 për qind në tremujorin e dytë të vitit, kryesisht prej emetimit të Eurobondit me vlerë 6

Investimet e huaja shënuan rënie në gjashtëmujorin e parë të vitit, si rrjedhojë e përfundimit të projektit TAP, por edhe krizës së shkak

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, për të mundësuar kalimin e masës së përfitimit financiar sipas paketave nr.1, iu bën thirrje të gjit

Sikurse në të gjithë botën pandemia Covid-19 ka vënë në presion sektorin shëndetësor në vendin tonë dhe sidomos spitalet publike, mirëpo