Ministri holandez i Financave, Jeroen Dijsselbloem i panjohur në skenën e politikës financiare do të jetë  kryetari i grupit të ministrave të Financave të Eurozonës.

Ai pason në këtë detyrë, kryeministrin e Luksemburgut, Jean-Claude Juncker, i cili ka shfaqur bindjen se Dijesselbloem është personi i duhur për këtë punë.

Ndwrsa nw  arenën e eurogrupit u ngjit një lojtar deri më tani i panjohur në Europë, gjë që bëri që Franca të ketë dyshime në minutën e fundit.

Holandezi Jeroen Dijsselbloem, 46 vjeçar, njëri nga ministrat më të rinj të Financave të Europës ishte kandidati i vetëm për postin e drejtuesit të eurogrupit.

Para takimit të eurogrupit, ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble ishte shprehur pro ngjitjes në këtë post të Dijsselbloemit.

Edhe ministrja austriake e Financave, Maria Fekter u shpreh pro zgjedhjes së Dijsselbloemit.  

Ndërkohë ministri francez i Financave, Pierre Moskovici kishte kërkuar më parë që Dijsselbloem t’i sqarojë qëllimet e tij politike.

Sipas ministrit francez, Dissejbloem duhet të bëjë të qartë që ashtu si Juncker edhe ai e mbështet balancën mes vendeve veriore dhe jugore të Europës, si edhe balancën mes kursimit dhe politikës së rritjes ekonomike.

Dijsselbloem është ndër ithtarët e një buxheti të konsoliduar dhe përkrah kursin e fortë të kursimit për të arritur një gjë të tillë.

Që më parë ai ishte shprehur se do të ndjekë njëpolitikë strikte reformuese. Ndërkohë bota financiare e sheh zgjedhjen e holandezit Dijsselbloem si vazhdim të politikës së stabilitetit financiar në Europë.