Ju vonohet avioni? Si përfitohet kompensimi për dëmin që ju shkaktohet

07/06/2019 - 09:36

Nëse avioni juaj vonohet më shumë se tre orë, keni mundësinë që të kërkoni kompensim, teksa kompanitë gjithnjë e më shumë po detyrohen që të përgjigjen ndaj pasagjerëve për këto vonesa. Sipas të dhënave që vijnë nga sistemi SDP, që Autoriteti i Aviacionit ka krijuar për të monitoruar zbatimin e ligjit për kompensimet e pasagjerëve në rast të vonesave dhe anulimit të fluturimeve, rezulton se numri total i kompensimeve ka shkuar në 2397. Krahasuar me muajin e kaluar kemi një rritje me rreth 200 kompensime më shumë.

Kompania me numrin më të lartë të kompanive rezulton Blue Panorama, e ndjekur nga kompania Ernest dhe British Airways. Një numër i konsiderueshëm kompensimesh janë në proces. Autoriteti i Aviacionit Civil, ripërsërit apelin ndaj gjithë personave që kanë plotësuar një formular ankimimi që të kontaktojnë kompanitë ajrore për të ndjekur më tej procesin. Ndërkohë duke qenë se po afron edhe sezoni turistik që regjistron edhe pikun e fluturimeve dhe problematikave në vonesa dhe anulime, i bën thirrje pasagjerëve që për çdo paqartësi ose problem me kompanitë ajrore të kontaktojnë sektorin për të drejtat e Pasagjerëve që AAC ka hapur prej 2 vitesh në Aeroport.

Nga informacioni i ardhur nga Sektori për të Drejtat e Pasagjerëve që AAC ka në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza, kompania me më shumë vonesa për muajin maj është kompania WIZZAIR me 3 të tilla mbi 2 orë, më pas vjen kompania ADRIA AIRWAYS me 3 vonesa, për t'u pasuar nga kompania ERNEST me 1 vonesë dhe  6 anulime, 5 prej të cilave si pasojë e grevës 1 ditore në Itali.

Si u nda tregu i fluturimeve në prill

Referuar të dhënave zyrtare të ardhura në Autoritetin e Aviacionit Civil nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, shifrat tregojnë një numër prej 239,465 pasagjerësh të cilët kanë udhëtuar gjatë muajit prill për/ nga TIA.

Bazuar në të dhënat zyrtare, kompania ajrore “Blue Panorama” mbetet mbizotëruese në treg duke mbuluar fluksin më të madh të lëvizjes së pasagjerëve për muajin prill 2019, me një numër prej 49,130 pasagjerë ose 21% të totalit. Ndjekur nga Ernest S.p.A me 17% ndaj totalit dhe 41,016 pasagjerë, duke vijuar me Albawings e cila zotëron tregun me 10% dhe 23,933 pasagjerë. Ky muaj ka shënuar hyrjen në treg me fluturime të rregullta të kompanisë shqiptare “Air Albania”. Gjithashtu prurje e re për tregun tonë është kompania “Edelweiss Air”, e cila kryen fluturime për/ nga Zyrihu dy herë në javë. 2384 pasagjerë kanë zgjedhur të fluturojnë me këtë kompani përgjatë muajt prill.

Italia zotëron përqindjen më të madhe në tregun e transportit ajror për muajin prill 2019, duke zënë 56% të totalit dhe një numër prej 132,769 pasagjerë, ndjekur nga Turqia me 7%, Austria me 7% si dhe Hungaria 6%. Nëse do te bënim krahasimin e tre viteve të fundit, trafiku ajror dhe fluksi i pasagjerëve këtë vit, gjatë prillit të 2019-s ka një rritje prej 13% krahasuar me vitin e kaluar 2018.

Përsa i përket rritjes/rënies së fluksit të lëvizjes së pasagjerëve për muajin prill 2017-2018-2019, vëmë re se numri i pasagjerëve që kanë fluturuar me Charter ka shënuar rritje prej 306 %, pasuar nga kompania Wizz Air,  shifrat e të cilës tregojnë për një rritje me 180% e krahasuar me prillin e 2018-s. Rritje të dukshme krahasuar me një vit më parë ka pasur dhe kompania Lufthansa me 107%.

/Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Duke filluar nga data 1 janar qytetarët do të kenë mundësinë të rivlerësojnë pasuritë e patundshme sipas vlerës së tregut duke paguar një

Të premten më 6 dhjetor, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës zhvilloi mbledhjen e jashtëzakonshme të Asamblesë së Dhomës, marrë shkas

Makineritë janë fikur prej mëngjesit të 26 nëntorit në kapanonet e kompanisë së riciklimit  “Edipack” në Porto-Romano të Durrësit, ndërsa

Stoku i kredisë që banorët e Durrësit kanë marrë për blerje banesash në fund të tremujorit të tretë të këtij viti ishte 8.8 miliardë lekë

Bizneset në zonat e prekura nga tërmeti kanë kaluar një javë të vështirë, teksa shumë prej tyre ose kanë parë dëmtim të rëndë të ambiente

Qyteti i Durrësit u godit rëndë nga tërmeti mëngjesin e 26 nëntorit, ku për fat të keq u shënuan edhe jetë të humbura, përveç dëmeve ende

Ministria e Financave do të rishikojë buxhetin e shtetit përmes një akti normativ që në thelb lehtëson nga taksimi bizneset që dhurojnë p

Pagën më të lartë mesatare për një të punësuar në raport me qarqet e tjera gjatë vitit 2018 sipas të dhënave të INSTAT e ofrojnë qarqet e