Këshilli i Ministrave vendos shitjen e pesë hidrocentraleve të tjera

24/01/2013 - 08:55

 

TIRANE- Qeveria ka vendosur dje nxjerrjen në shitje të pesë hidrocentraleve të tjerë. Bëhet fjalë për HECet me kapacitet të vogël Prishta 1 dhe Prishta 2, për HEC-et Bigas dhe Veleshnjë, si dhe për atë të Vëndreshit. Që të pestë hidrocentralet do të jepen në koncesion me formën "BOT" (Ndërtim, Operim dhe Transferim), ndërkohë që autoriteti i ngarkuar nga qeveria për mbikëqyrjen e proceseve do të jetë Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. 

Kësaj ministrie i kërkohet gjithashtu që në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentraleve duhet të pranojë oferta për të gjithë pjesën e lirë të pellgjeve ujëmbledhës, të cilët përfshihen në skemën e  shfrytëzimit të secilit prej tyre. Vetëm para pak ditësh qeveria përfundoi tenderin për shitjen e katër hidrocentraleve, të cilët u blenë nga shoqëria turke "Kurum", privatizimi që u konsiderua tërësisht korruptiv nga ana e opozitës, e cila pretendon se veprat janë shitur me gjysmën e vlerës së tyre reale. 

Madje vetëm pak ditë më parë deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi depozitoi në Prokurorinë e Tiranës një denoncim për vendimin e qeverisë për të shitur hidrocentralet e Ulzës, Shkopetit dhe Bistricës 1 e 2. Sipas deputetit socialist, në të dyja shitjet e hidrocentraleve që ka bërë qeveria në një hark të shkurtër kohor është vërejtur një diferencë e madhe në çmim. "Ne gjykojmë, nisur nga ndryshimi i çmimeve, se me shitjen e 4 HECeve u është shkaktuar interesave të shqiptarëve një dëm ekonomik rreth 100 ml euro. Këtë erdhëm t'i kërkojmë prokurorisë të hetojë, ndërsa shqiptarëve nesër do t'u shpjegojmë thjesht dhe qartë faktet edhe të vërtetën e arsyes së shitjes së 4 HEC-eve", ka thënë Shalsi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë i kërkon ekzekutivit dhe grupit të menaxhimit të krizës kundër Covid-19 rik

Janë rreth 97 mijë punonjës që u është miratuar pagesa prej 40 mijë lekësh si pjesë e paketës së dytë financiare dhe 95 mijë prej tyre e

Shqipëria vlerësohet si një nga shtetet që do ta vuajë më shumë pandeminë e Covid-19 në ekonominë e saj, me një rënie që varion nga -5% s

Çmimet shumë të larta për blerjen e banesave, apartamenteve apo garazheve janë në disnivel të lartë me të ardhurat që kanë shqiptarët.

Shumëkush habitet me numrin e lartë të kafeneve që ka në Shqipëri, që i gjen në çdo cep.

Pandemia e koronavirusit po nxit rritjen e ekonomisë përmes qëndrimit në shtëpi.

Qeveria ka ndryshuar vendimin i cili i hap rrugë aplikimit të bizneseve të mëdha për të marrë kredi të buta në bankat e nivelit të dytë p

Marrëveshja e kredisë me vlerë 139.3 milionë SDR e publikuar në faqen e internetit të Kuvendit të Shqipërisë thotë se interesi i paguar p

Dhoma e Tregtisë së Maqedonisë në një analizë që ka bërë për pasojat e Covid-19 në ekonomi ka krahasuar ndër të tjera të dhënat e numrit

Bashkimi Europian nuk është pjesë e konsultimeve për planin e legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore që prezantoi sot kryeministr