Këmbimi valutor, euro dhe dollari dobësojnë pozitat ndaj lekut

15/03/2018 - 11:24

Në tregun e këmbimit valutor, leku ka vijuar të forcojë pozitat këtë javë në këmbim me euron dhe dollarin amerikan.

Monedha e gjelbër amerikane dhe ajo e përbashkët europiane kanë humbur sërish pikë të enjten, në tregun e brendshëm valutor, duke shënuar nivelet më të ulëta në këto tre vitet e fundit, por brenda parashikimeve të Bankës së Shqipërisë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të enjten dollari amerikan u këmbye me 106.70 lekë ose 0.32 lekë më pak se një ditë më parë dhe euro ka humbur 0.26 lekë duke u këmbyer në kuotën e 131.57 lekëve.

Këmbimi valutor vendas vazhdon të reflektojë ecurinë në bursat ndërkombëtare dhe kërkesë oferta vazhdon të orientojë pozitat e këmbimit. Por sipas aktorëve të tregut, forcimi i pozitave të lekut ka ardhur edhe si rezultat i masave që ka ndërmarrë Banka e Shqipërisë për deeurozimin.

Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.
Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë.

Pa cenuar regjimin e një kursi të këmbimit të lirë, Banka e Shqipërisë mund të kryejë veprime në tregun valutor me objektiv përshtatjen e kursit të këmbimit me nivelin e përcaktuar nga faktorët bazë makroekonomike, shmangien e çrregullimeve dhe rritjen ose uljen e rezervës valutore.

Banka e Shqipërisë llogarit dhe publikon kursin zyrtar të këmbimit. Ky kurs është një nivel referencë (i vetëm), i cili mund të përdoret nga të interesuarit për qëllime tregtuese, vlerësuese, krahasuese dhe statistikore.

Ekspertët e ekonomisë shpjegojnë se dobësim i euros favorizon kreditoret që kanë marrë hua në këtë valutë, ndërsa sugjerojnë një orientim më të mirë të përdorimit të valutës në raport me lekun. /atsh/

kursi i kembimit

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Anketa e INSTAT zbuloi se obeziteti po përhapet te shqiptarët për shkak të kequshqyerjes dhe mungesës së aktivitetit fizik.

Moslëshimi i faturës tatimore, dëftesës tatimore apo і faturës tatimore me TVSH, dënohet me gjobë të barabartë me 100% të tatimit të pade

Apartamentet luksoze në zonat qendrore në Tiranë po kapin majat, teksa një sërë projektesh luksoze janë në ndërtim.

Koha kur njerëzit në Shqipëri fillonin punë pas shkollës së mesme apo të lartë dhe dilnin në pension në po atë punë, ka përfunduar!

“Çmimi i hidrokarbureve është rritur në të gjitha pikat e karburanteve në Shqipëri.

Profesioni i kontabilistit të miratuar do të jetë tashmë i rregulluar.

Në vitin 2021, Shqipëria pritet të përfshihet në një proces të shpejtë plakje pasi numri i të moshuarve mbi 65 vjeç për 100 të rritur në

Tirana pritet të përjetojë një bum të lartë ndërtimesh, një pjesë e madhe e të cilave në zonën qendrore të saj.

Gjatë fundjavës në kalatat e portit po përpunohen 7 anije me mbi 27 mijë ton mallra.