Keni makina luksoze? Hyjnë në fuqi rregullat e reja, sa do të paguani tani

Postuar: 15/05/2018 - 08:54

Makinat e luksit me kapacitet 6+1, që kushtojnë më shumë se 5 milionë lekë, nuk do të mund t'i shpëtojnë dot taksës së luksit.

Ka hyrë në fuqi udhëzimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë nr.14, datë 30.4.2018 “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr.26, datë 4.9.2008, “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar, i botuar në Fletoren Zyrtare nr.65, datë 07.05.2018, në të cilin janë bërë disa ndryshime në përllogaritjen e taksave mbi mjetet e përdorura të transportit, përfshirë edhe ato luksoze.

Sipas një njoftimi zyrtar të tatimeve, ndër të tjera janë përcaktuar koeficientët sipas vjetërsisë për llogaritjen e taksës vjetore të mjeteve të përdorura, duke zëvendësuar përkatësisht dy tabelat që i klasifikonte automjetet në varësi të llojit të karburantit.

Ndryshon përcaktimi i kapacitetit mbi ato që konsiderohen automjete luksoze që nga 4+1 kalojnë deri në 6+1, si dhe duke ruajtur të pandryshuar parametrat e tjera teknikë siç janë:

  1. a) cilindratën e barabartë ose më të madhe se 3000 cm3; ose

  2. b) vlerën/çmimin të barabartë ose më shumë se 5 000 000 lekë.

Mbetet i pandryshuar aplikimi i taksës së përvitshme të mjeteve luksoze, e cila është taksë vjetore, për çdo vit kalendarik dhe ka vlefshmëri 365 ditë, pavarësisht nga momenti në të cilën ajo paguhet, përfundon njoftimi i tatimeve.

Ndryshimet

Nga llogaritjet e Financave, ndryshimet në ligj të lidhura me automjetet e luksit pritet të japin një efekt pozitiv prej 19 milionë lekësh në buxhet.

Më parë, këtë taksë e paguanin të gjithë ato mjete 4+1 që kishin cilindratë mbi 3000 cm³ ose vlerë të barabartë ose më shumë se 5 milionë lekë.

Ndryshimet u bënë në paketën fiskale të këtij viti kur Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor në cilësinë e agjentit që mbledh taksën e regjistrimi fillestar dhe taksën e përvitshme për automjetet luksoze përcolli shqetësimin lidhur me kërkesën e pronarëve të mjeteve për të bërë ndryshim konstruktiv të mjeteve të cilat kanë cilindratë më të madhe më të madhe se 3000 cm³; ose vlerën/çmimin të barabartë ose më shumë se 5 000 000 lekë, lidhur me numrin e vendeve duke kërkuar uljen nga 4+1 në 6+1. Kjo kërkesë bëhet me qëllim shmangien e kësaj takse.

/Monitor/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar në rubrikën e saj “Tatimet Këshillojnë” informacionin mbi mënyrën se si një biznes i vog

Zvicra dhe Holanda kanë kryesuar fluksin e investimeve të reja të huaja në 6 muajt e parë të këtij viti, sipas statistikave të publikuara

   Banka e Shqipërisë ka nisur studimin e nivelit të borxhit që kanë korporatat e mëdha.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në këtë publikim njeh me të drejtat dhe detyrimet e kategorisë së tatimpaguesve: “Person Fizik me xhi

E kanë nisur pak nga pak, por në 2-3 dekadat e fundit shumë sipërmarrje kanë arritur të fuqizohen, të diversifikohen dhe të çajnë në një

Reforma në ndihmën ekonomike ka nxjerrë nga skema më shumë se 29 mijë familje në të gjithë vendin, sipas të dhënave të fundit të INSTAT.

   Qeveria shqiptare do të dalë për herë të tretë në tregjet ndërkombëtare për të marrë borxh nëpërmjet emetimit të një eurobondi.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka bllokuar aksesin e 56 faqeve elektronike që ofronin zhvillimin e lojërave onl

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet rubrikës së këshillimit, ka informuar tatimpaguesit  me të drejtat dhe detyrimet e kategor