Kompanitë e huaja në Shqipëri “diskriminojnë” femrat, i paguajnë 34% më pak se meshkujt

Postuar: 11/10/2017 - 16:57

Në të gjithë sektorët e ekonomisë, femrat paguhen më pak sesa meshkujt në Shqipëri, por, për kompanitë me pronësi të huaja diferenca është mjaft e lartë. Sipas të dhënave të INSTAT, Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë mashkull në ndërmarrjet e huaja, për vitin 2016 ishte rreth 83 mijë lekë, ndërsa për femrat, në po të njëjtën kategori rreth 55 mijë lekë, pra rreth 34% më e ulët.

Kjo është diferenca më e madhe e raportuar në pagat mes meshkujve dhe femrave në Shqipëri, për të gjitha llojet e ndërmarrjeve.

Edhe sipërmarrjet e përbashkëta, sërish kanë pagesa më të larta për meshkujt sesa femrat, ku paga mesatare për meshkujt arrin në 64 mijë lekë, 30% më e lartë sesa e femrave.

Diferenca është më e ulët në kompanitë shtetërore, ku paga mesatare mujore e femrave është rreth 53 mijë lekë, 8.7% më e ulët se e meshkujve. Në kompanitë private shqiptare diferenca është 10.6%, po në favor të meshkujve.

Mesatarisht paga mujore e femrave për vitin 2016 ishte 44,221 lekë, apo 6% më e ulët sesa ajo e meshkujve. Nga 36 profesione që raporton INSTAT, në 25 prej tyre meshkujt paguhet më shumë.

Në të kundërt, profesioni ku femrat paguhen më shumë se meshkujt është “drejtues administrativë dhe komercialë” me një pagë mujore prej 146,143 lekësh, më e larta nga të gjitha profesionet e tjera. Por, kjo pagë është shumë më e lartë edhe se e meshkujve, të cilët paguhen mesatarisht 113,825 lekë, apo rreth 32 mijë lekë apo 28% më pak sesa femrat.

Punëdhënësit shqiptarë vlerësojnë më shumë femrat në drejtim, pasi edhe në grup profesionin “Drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara”, femrat kanë një pagë mesatare mujore prej 86,619, rreth 2,200 lekë më të lartë se e kolegëve të tyre meshkuj.

Profesione të tjera ku femrat paguhen më shumë janë “Asistentë në administrim dhe biznes” (+10.6%); “Punonjës në profesionet e elektro-teknologjisë” (+12.9%); “Nëpunës të shërbimit të klientëve” (+12.3%) etj. Diferenca është fare e vogël për nëpunësit e zyrave, me rreth 1.3% më shumë në favor të femrave. /Monitor/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Parku i automjeteve në Shqipëri ka një moshë rreth 20-vjeçare, nga 10.2 që është mosha mesatare në Bashkimin Europian.

Monedha vendase është çmuar në tregun e këmbimit valutor.

   Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, biznesi mund të marrë kredi vetëm mbi bazën e bilancit që dorëzon tek tatimet.

Qeveria ka vendosur të pesëfishojë garancinë bankare që duhet të depozitojnë të gjithë ata që funksionojnë si agjenci doganore.

Në mbledhjen e mbajtur sot, me datë 6 dhjetor 2017, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar tematikën e kartëmonedhës me k

Wizz Air, operatori hungarez i fluturimeve me çmime të ulëta, që pas Budapestit, pritet të nisë fluturimet direkte nga Tirana drejt Londr

Ministria e Financave ka vlerësuar Bashkitë në vend për vitin e kaluar në lidhje me menaxhimin financiar, i cili u bazua në 15 kritere që

Data 31 dhjetor 2017 është afati i fundit për të përfituar të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë detyrime të pashlyera.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar përfundimin e dy muajve të parë të aksionit antiinformalitet.

   Gjiganti botëror i vlerësimeve, Moody`s, vetëm dy muaj pas publikimit të fundit për vendin tonë, ka rishikuar në rritje projeksionet p