Konfindustria: Hap pozitiv, heqja e TVSH për makineritë

05/01/2013 - 20:23

 

TIRANE- Konfindustria vlerëson si hap pozitiv përpara vendimin e fundit të Qeverisë së Shqipërisë për përjashtimin nga pagesa e TVSH për makineritë e pajisjet për investimet, që janë mbi 50 milion lekë dhe që i shtohet vendimit të njëjtë për përjashtimin nga pagesa e TVSh për makineritë, pajisjet, lëndë të para, etj., që përdoren për ndërtimin e HEC-ve. 

Por Administratori i Përgjithshëm i Konfindustrisë i kërkon ekzekutivit që pragu i shtrirjes së zbatimit të vendimit të fundit të ulet deri në vlerën prej 15 milion leke të vlerës së investimit. 

“Arsyeja e kërkesës për uljen e pragut të përjashtimit nga pagesa e TVSH për makineritë dhe pajisjet vjen nga fakti, se tashmë kur ekonomia shqiptare po vuan rëndë pasojat e krizës është domosdoshmëri thithja e investimeve sidomos të huaja si mjet i rëndësishëm për përballimin e gjendjes së vështirë. Ulja e rendimentit fiskal për 10 mujorin e parë të vitit 2012 me mbi 160 milion $ me pak të ardhura për buxhetin e shtetit flet qartë për gjendjen e vështirë të ekonomisë shqiptare”, thotë Administratori i Përgjithshëm i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku. 

Konfindustria vlerëson, se në kushtet e mësipërme ulja e pragut të heqjes së TVSH për makineritë dhe pajisjet do të ishte një mjet tjeter nxitës për investimet e vendit dhe të huaja por edhe për nxitjen e investimeve të reja në vlera të pranueshme, shmangien e evazionit fiskal të mundshëm dhe sigurimin e të ardhurave për buxhetin e shtetit. 

“Aq me shume është e vështirë sa më sipër kur është e nevojshme, që të nxiten për të investuar në atdhe sidomos emigrantet tanë, që janë në Greqi dhe që personalisht nuk zotërojnë sasi të mëdha kapitali, por janë në numër të madh dhe në tërësi mund të përbëjnë një fluks të rëndësishëm investimesh. Në shumice emigrantet e ardhur nga Greqia jane te prirur te investojne ne sherbime dhe bujqesi, qe praktikisht i takon biznesit te mesem dhe vogel”, përfundon Buxhuku.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Monedha e përbashkët e ka nisur javën me një tjetër mbiçmim të fortë ndaj lekut.

Shpenzimet për reklama janë të parat që ulen në kohë të vështira.

Pandemia e koronavirusit e ka ndaluar ekonominë botërore dhe do të nevojiten shuma të mëdha monetare për të ndihmuar vendet në zhvillim.

Monedha e përbashkët ka shënuar një tjetër rritje të fortë gjatë ditës së sotme, duke u këmbyer me 128.17 lekë, me një rritje ditore prej

Që kur rastet e para të të infektuarve me Covid-19 u evidentuan në vend, jeta e qytetarëve është kufizuar për të parandaluar dhe për të n

Euro ka vijuar të forcohet edhe gjatë ditës së sotme, në një kohë kur volumet tregtare janë në minimumin e tyre për shkak të situatës së

Banka e Shqipërisë ka vendosur sot të ulë normën bazë të interesit.

Banka e Shqipërisë do të zhvillojë sot (e mërkurë) mbledhjen e radhës së Këshillit Mbikëqyrës, ku një ndër masat që pritet të diskutojë ë

Përhapja e koronavirusit në mbarë botën ka shtuar frikën nëse paraja cash është një burim i mundshëm i kalimit të infeksionit.