Koronavirusi te fqinjët, lidhjet e forta tregtare; Sa persona fluturojnë në vit nga dhe drejt Italisë

26/02/2020 - 07:39

Italia është partneri kryesor i Shqipërisë, si për tregtinë, ashtu dhe për lëvizjet e shtetasve, sidomos përmes ajrit e detit. Me Italinë realizohet rreth 33% e volumit tregtar, ndërsa përmes detit e ajrit qarkullojnë në total 3.3 milionë pasagjerë në vit, ose mesatarisht rreth 9 mijë persona në ditë (në verë fluksi ditor i pasagjerëve është më i larte).

Tregtia

Sipas të dhënave të INSTAT, drejt Italisë shkojnë 48% e totalit të eksporteve në 2019-n, ku peshën kryesore se zënë tekstilet e këpucët, (rreth 60% e totalit), e më pas “Materiale ndërtimi dhe metale”, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”. Italia renditet dhe si partneri i parë për importet me 25% të totalit të blerjeve që bëjmë nga gjithë vendet e botës.

Grupmalli më i importuar janë “tekstilet dhe këpucët”, me 25% të totalit që vjen nga Italia, e lidhur me faktin që një pjesë e tyre janë lëndë e parë dhe më pas rieksportohet e përpunuar. Industria telstile dhe e këpucëve është e lidhur ngushtë me shtetin fqinj, pasi rreth 70% e eksporteve të këtij grupi kanë si destinacion Italisë.

Grupmallrat e tjera më të importuara nga Italia janë “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” (20% e totalit të importeve nga Italia), “Ushqim, pije duhan” (12%), “Materiale ndërtimi dhe metale” (11.5%).

Lëvizjet përmes ajrit, 1.7 milionë pasagjerë në vit, nga dhe drejt Italisë

Italia mbetet destinacioni kryesor i fluturimeve nga dhe drejt Rinasit, me 50% të trafikut total të pasagjerëve për vitin 2019, sipas të dhënave zyrtare nga Tirana International Airport.

Destinacioni kryesor ku udhëtohet nga dhe drejt Rinasit vijon të jetë Roma, me 334 mijë pasagjerë në 2019-n, me rritje prej 1.8% me bazë vjetore. Roma shërben jo vetëm si destinacion direkt, por edhe si tranzit për të udhëtuar në Europë dhe jashtë saj.

Destinacioni i dytë është Milano, me 317 mijë pasagjerë, me rritje të fortë prej 12% në raport me një vit më parë. I treti është Bergamo, me 169 mijë pasagjerë (rritje 18%). Në fakt, të marra së bashku, për shkak të afërsisë, Milano po shënon trafikun kryesor në Itali, duke tërhequr dhe linjat e reja.

Destinacione të tjera italiane që kanë parë rritje të fortë ishin Venecia (22%), Xhenova (37%), Piza (17%), Bolonja (20%). Drejt disa qyteteve të tjera, si Brindizi, Trieste, Pescara nuk kishte lidhje me fluturime në 2019-n.

Në total, pasagjerët nga dhe drejt Italisë ishin gati 1.7 milionë në vitin 2019 (rritje 2%), duke përbërë 50% të trafikut gjithsej, nga 54% vitin e mëparshëm.

“Blue Panorama” është operatori më i madh, me 21% të tregut në 2019-n. Pas saj u rendit “Fly Ernest”, me 17%. Kompania, që prej fillimit të muajit janar të këtij viti nuk fluturon më, pasi licenca e saj u pezullua nga Autoriteti Italian i Aviacionit Civil. Sipas ENAC, kompania e fluturimeve “Ernest” nuk do të jetë në gjendje të kryejë asnjë fluturim dhe transportuesi do të pushojë të gjitha operacionet, duke lënë në këtë mënyrë një hapësirë të konsiderueshme tregu për operatorët e tjerë. “Alba Wings” është në vend të tretë, me peshë tregu të pandryshuar prej 10%. Përmes operatorit ajror italian, Alitalia u realizuan vetëm 7% e fluturimeve, pasi kompania ka humbur treg vitet e fundit. Krahas “Blue Panorama” e “Alba Wings”, dret Milanos apo Bergamos kanë nisur fluturimet dhe “Air Albania”, “Easy Jet” dhe “Wizz Air”, si rrjedhojë e trafikut të lartë drejt këtyre qyteteve.

Lëvizjet përmes porteve, 1.57 milionë pasagjerë

Sipas të dhënave të INSTAT, përmes detit, lëvizën në 2019-n rreth 1.6 milionë pasagjerë, ku fluksi fillon e rritet në maj, me 108 mijë pasagjerë, për të kulmuar në gusht me 450 mijë pasagjerë.

Në mars 2019, përmes detit qarkulluan 35 mijë pasagjerë, ndërsa në mars, numri i tyre u rrit në rreth 76 mijë.

/MONITOR

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndër 43 vende europiane, Shqipëria renditet e fundit për sasinë e fondeve që akordon për shëndetësinë në raport me Prodhimin e Brendshëm

Administrata Tatimore sjell në vëmendje te të gjithë tatimpaguesve se afatet e deklarimit dhe pagesës së detyrimeve tatimore nuk kane ndr

“Pagën e luftës” e kërkojnë edhe më shumë se 1 mijë tregtarë të tregjeve industriale në Durrës, të cilët kanë pezulluar aktivitetin prej

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës së bashku me Dhomat e Tregtisë dhe shoqatat e tjera të Sipërmarrjeve Private, me ide të kryetarit

Banka e Shqipërisë u ka nisur bankave një udhëzim me 7 hapa se si do të kryhet procesi i ristrukturimit të kredisë.

Pas uljes së normës bazë të interesit në 0,5% dhe heqjes së kufizimeve për likuiditet, Banka e Shqipërisë lajmëron se do të aplikohet pol

16 mijë biznese të vogla rezultojnë të jenë me qira dhe do të përfitojnë nga shtyrja për muajt që janë të mbyllur nga kjo pagesë.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë është mbledhur sot për të diskutuar disa masa që priten të merren për shkak të situatës ekonom

Nga sot 1 prill, ka nisur aplikimi i subjekteve të vogla, me qarkullim deri në 14 milionë lekë, për të përfituar pagën minimale, apo të a

Monedha e përbashkët e ka nisur javën me një tjetër mbiçmim të fortë ndaj lekut.