Kosto 105 mln euro/ Deri më 2022 në skemën e pensioneve shtohen 48 mijë përfitues

07/11/2019 - 07:37

Instituti i Sigurimeve Shoqërorë parashikon se në tre vitet e ardhshme 2020-2022 numri i pensionistëve që shtohen në skemën e sigurimeve shoqërore rishtas arrijnë në 48 mijë me një shtesë vjetore mesatarisht 16 mijë pensionistë të ri një vit.

Për shkak se vitin e ardhshëm popullsia e vendit do të futet në procesin e plakjes së shpejtë të popullsisë numri i pensionisteve do të rritet ne vijim me ritme më të shpejta. Sipas Ministrisë së Financave, mbulimi i efekteve financiare të shtesës natyrale të numrit të pensionistëve ka një efekt financiar rreth 13 miliardë lekë (105 mln euro).

Mbulimi i efekteve financiare të skemave të reja të përfitimeve, naftëtarë minatorë të cilat pas rishikimit parashikohet të sjellin një efekt financiar te harmonizuar prej rreth 1.45 miliardë lekë.
Sistemi do të vazhdojë të mbështesë me të ardhura mesatarisht nga 744-792 mijë persona që kanë përfituar dhe përfitojnë pensione publike, pensione suplementare si dhe një sërë të ardhurash të tjera të parashikuara me ligje si dhe, vendime të veçanta si dhe vendime kompensuese të Këshillit të Ministrave.

Ndërsa numri mesatar i kontribuesve në skemën e sigurimeve shoqërore parashikohet mbi 820 mijë persona me një rritje në masën 4 % më shumë se i pritshmi i vitit 2019.

Shkalla e mbulimit të popullsisë në moshë punë (kontribuues / popullsi në moshë pune) parashikohet të jetë mbi 43%. Pjesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore ndaj totalit të fondeve të alokuara për skemat e sigurimeve shoqërore do të arrijë të mbulojë mesatarisht rreth 65.8 % të totalit. Financimet e buxhetit të shtetit për programin “Sigurimi shoqëror” nga 35.2% në vitin 2020, në vitin 2021 përcaktohet të jenë 31.1% e shpenzimeve me një reduktim prej rreth 2.8 miliard lekë.

Rritja e nivelit të përfitimeve të pensionistëve sipas rritjes së indeksit të çmimeve të mallrave të konsumit dhe të shërbimeve, të përcaktuar në shportën e pensionistëve.

Rritja është llogaritur me indeksin mesatar 2.5 % në vit, duke filluar në periudhën 1 prill të çdo viti, duke respektuar kështu edhe fondet e kontigjencës. Fondet kontigjencë për rritjen e pensioneve janë në vitin 2020 mbi 2,5 miliardë lekë , me 2021 mbi 2,6 miliardë lekë dhe në vitin 2022 mbi 3,1 mld lekë. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Duke filluar nga data 1 janar qytetarët do të kenë mundësinë të rivlerësojnë pasuritë e patundshme sipas vlerës së tregut duke paguar një

Të premten më 6 dhjetor, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës zhvilloi mbledhjen e jashtëzakonshme të Asamblesë së Dhomës, marrë shkas

Makineritë janë fikur prej mëngjesit të 26 nëntorit në kapanonet e kompanisë së riciklimit  “Edipack” në Porto-Romano të Durrësit, ndërsa

Stoku i kredisë që banorët e Durrësit kanë marrë për blerje banesash në fund të tremujorit të tretë të këtij viti ishte 8.8 miliardë lekë

Bizneset në zonat e prekura nga tërmeti kanë kaluar një javë të vështirë, teksa shumë prej tyre ose kanë parë dëmtim të rëndë të ambiente

Qyteti i Durrësit u godit rëndë nga tërmeti mëngjesin e 26 nëntorit, ku për fat të keq u shënuan edhe jetë të humbura, përveç dëmeve ende

Ministria e Financave do të rishikojë buxhetin e shtetit përmes një akti normativ që në thelb lehtëson nga taksimi bizneset që dhurojnë p

Pagën më të lartë mesatare për një të punësuar në raport me qarqet e tjera gjatë vitit 2018 sipas të dhënave të INSTAT e ofrojnë qarqet e