Kredia e FMN-së për Shqipërinë me interes 4.05%, do të kushtojë më shtrenjtë se borxhet që ka marrë qeveria

11/05/2020 - 14:00

Marrëveshja e kredisë me vlerë 139.3 milionë SDR e publikuar në faqen e internetit të Kuvendit të Shqipërisë thotë se interesi i paguar për këtë kredi do të jetë 4.05%, një interes ky më i lartë se sa eurobondet apo bondet e brendshme në euro.

Shqipëria siguroi një kredi prej 139 milionë Special Drawing Rights ose afërsisht 174 milionë euro për të përballuar disbalancat e mundshme në llogarinë korrente të vendit të shkaktuara nga paraliza ekonomike e pandemisë por kjo kredi pritet të kushtojë relativisht më shtrenjtë se sa borxhet që qeveria shqiptare ka marrë deri më sot në tregun e brendshëm apo atë ndërkombëtar në valutë të fortë.

Marrëveshja mes qeverisë dhe FMN-së u dorëzua për miratim në Kuvendin e Shqipërisë dhe në të thuhet se huaja e FMN-së do të kushtojë rreth 4.05% në vit ndërsa afati i shlyerjes së saj do të jetë tre vjet e gjysmë.

“Instrumenti që i akordohet Shqipërisë ka një normë huadhënie që do të përfshijë normën bazë të interesit në SDR (0.05%), një marzh të vendosur nga Bordi Drejtues (1%), tarifën shtesë të bazuar në nivel prej 2%, dhe një tarifë shtesë të bazuar në kohë prej 1%, duke e çuar normën totale të instrumentit në 4.05%,” thuhet në dokumentin e depozituar në Kuvend.

Paratë do të jenë në dispozicion të Bankës së Shqipërisë për t’u përdorur në rast se dislabancat në qarkullimin monetar ndërkufitar të vendit sjellin presion mbi kursin e këmbimit.

Norma e interesit të kësaj huaje është për rrjedhojë më e lartë se sa interesi i marrë në ankandin e fundit për bonde sovrane në euro me interes 3.55% në Tetor 2018 ndërsa obligacionet në euro të emetuara në tregun e brendshëm pak javë më parë patën një interes vjetor në masën 1.94%.

E Drejta Speciale e Tërheqjes është një njësi mbajtjeje llogarish e përdorur nga FMN për të pasqyruar vlerën e shportës së monedhave përbërëse të FMN-së. /BIRN

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Depozitat bankare shënuan një tjetër rritje të ndjeshme për muajin shtator, duke vijuar një tendencë të qëndrueshme kursimi, që është kon

Kompanisë Italiane INC S.P.A iu akordua dje nga BERZH (Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim) zbatimi i projektit hekurudhor Tiranë-

Banka Botërore i ka bërë një rishikim mbështetjes së reformave në disa vende përmes programeve të financimit që zbaton vit pas viti dhe S

Turizmi është një nga sektorët më të goditur globalisht sa i takon situatës së COVID-19 por edhe ai që mund të rimëkëmbet më shpejt.

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, pragu i regjistrimit në tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH) do të rritet në 10 milionë lekë, nga 2 milio

Mbivendosja e pasojave të tërmeteve me fillimin pandemisë së COVID –19 përballi bashkitë me një situatë dhe vështirësi të paprecedentë, k

Qëndrueshmëria e skemës së pensioneve mbetet vulnerabël prej rritjes së shpejtë të numrit të pensionistëve dhe rënien e fuqisë punëtore s

Pёrsa i pёrket korrigjimeve tё llogarieve bankare me probleme, për të përfituar ndihmën financiare sipas paketave tё miratuara nga Qeveri

Qeveria ka planifikuar të aktivizojë vitin që vjen edhe 6 kontrata të reja koncesionare me Partneritet Publik Privat me një vlerë 217,5 m