Kriza e call center-ave, fillon të rritet numri i të rinjve të papunë

Postuar: 09/10/2017 - 09:34

Të rinjtë e papunë, nga mosha 15-29 vjeç shënuan rritje për herë të parë pas gati dy vitesh në tremujorin e dytë të vitit 2017, duke reflektuar ngadalësimin e aktivitetit të call center.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, numri i të papunëve të moshës 15-29 vjeç në tremujorin e dytë 2017 ishte rreth 78.4 mijë (78,419), me një rritje prej gati 1% në krahasim me tremujorin e mëparshëm. Kjo është hera e parë që nga tremujori i katërt 2015, kur konstatohet rritje e numrit të të rinjve të papunë.

Tendenca e numrit të të rinjve të papunë ka qenë e kundërt me totalin, ku për popullsinë 15 vjeç e lart, të papunët në total ranë me gati 1%, duke arritur në 191.5 mijë. Ndërsa popullsia mbi 30 vjeç rezulton se e ka pasur më të lehtë të gjejë një punë, statistikat e fundit të INSTAT tregojnë se të rinjtë që mbarojnë shkollën po hasin në vështirësi që të sigurojnë vetë jetesën.

Kjo tendencë është në linjë me fillimin e rënies së kompanive call center, që deri tani kishin qenë burimi kryesor i punësimit të të rinjve, përfshirë edhe studentët, që ishin të tërhequr nga pagesat e larta dhe oraret fleksibël.

Të dhënat e mëparshme të INSTAT për prodhimin e brendshëm bruto, po për tremujorin e dytë 2017, konfirmuan se “Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime Administrative u shfaq me një rënie prej 2,31%, i ndikuar kryesisht nga rënia në aktivitetin e Call Center”. Është hera e parë që ky sektor raporton rënie, pas rritjes së vrullshme vitet e kaluara, duke reflektuar goditjen që qeveria italiane i dha sektorit në Shqipëri, ne një përpjekje për të ndaluar eksodin e punës drejt Shqipërisë. Në Itali, në datën 1 prill 2017, hyri në fuqi ligji “Për delokalizimin” e call center, i cili shtrëngoi rregullat për zhvendosjen e aktivitetit nga Italia drejt shteteve joanëtare të BE-së. I miratuar në dhjetor të vitit të kaluar, ligjit iu la një periudhë tranzitore për të hyrë në fuqi me qëllim që kompanitë të njiheshin me rregullat e reja, zbatimin e standardeve, raportimin e numrit të punonjësve, adresave të selive, mbrojtjes së të dhënave etj.

Në total, në sektor në Shqipëri ka rreth 800 kompani, me rreth 25 mijë të punësuar, sipas të dhënave zyrtare. Pas goditjes nga qeveria italiane, shumë kompani call center kanë mbijetuar pasi po diversifikojnë aktivitetin e tyre, duke u kthyer në ndërmjetës financiarë, çka do t’u japë mundësinë atyre të ndërmjetësojnë për investimin e parave të shqiptarëve në aktivitete me risk si veprimet me kurset e këmbimit apo të ashtuquajturat Binary option’ (Një opsion binar është një opsion financiar ku pagesa është ose një sasi e caktuar monetare ose asgjë).

Shumë kompani call center tashmë kanë parësor aktivitetin në Forex, ku operatorët marrin në telefon qytetarët italianë (por shumë shpejt edhe shqiptarët) dhe përpiqen t’i bindin të investojnë në platforma online tregtimi apo në aktivitetet e kursit të këmbimit. Një pjesë e kompanive të vogla të mbyllura i kanë transferuar punonjësit në sipërmarrje të tilla.

Teksa një aktivitet i tillë mbart spekulime të larta mbetet e paqartë se për sa kohë do të vijojnë të mbijetojnë call center-at e kthyera në kambiste. /Monitor/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike, OSHEE, është në situatë të vështirë financiare, një fakt ky qe e pranon vetë kompania

Monedha e përbashkët europiane ka ndalur rënien përkundrejt lekut.

Euro e ka nisur këtë javë duke u nënçmuar në raportet e këmbimit me lekun.

Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë organizoi më datë 13 qershor, në kuadër të zbatimit të planit të veprimit për sezonin, një takim me op

Kursi i kembimit duket se është stabilizuar gjatë ditës së sotme, pas luhatjve te forta në tregun vendas.

Sot në orën 17:00 do të nisë ndeshja e parë e Kampionatit Botëror të Futbollit 2018 dhe janë pikërisht, të zotët e shtëpisë, Rusët që do

Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve ka njoftuar të gjithë individët që shfrytëzojnë shtëpitë apo apartamente për t’i dhënë me qira, të d

Monedha e përbashkët ka shënuar sërish rënie në tregun e brendshëm gjatë ditës së sotme, për të dytën ditë radhazi, duke arritur në 126.1

Monedha e përbashkët europiane ka pësuar një zhvlerësim të fortë sot ndaj lekut vendas.

Shqiptarët që punojnë jashtë vendit po sjellin sërish më shumë para për të afërmit e tyre.