Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Kriza e Covid-19 çon konsumin e popullatës në rënie për herë të parë në historinë e tranzicionit

01/04/2021 - 07:35

Covid-19 krijoi një krizë të paprecedentë në treguesit e konsumit në vend, duke e ndryshuar tërësisht sjelljen konsumatore.

Përqendrimi i blerjeve vetëm në disa kategori si Ilaçe, ushqime dhe rënia kërkesës për mallra dhe shërbime të tjera, pasiguria për të ardhmen dhe humbja e vendeve të punës e çoi konsumin final të popullatës në rënie për herë të parë në historinë e tranzicionit.

Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2020, konsumi final i popullatës shënoi rënie me -2.34%, niveli më i ulët historik në të dhënat e pas viteve 1990. Edhe në vitin 1997, kur shumë tregues ekonomikë u përmbysën nga trazirat civile që shkaktuan falimentet e skemave piramidale, konsumi final i popullatës shënoi rritje me 3%.

Viti 2020 ishte unik për nga dimensioni i krizës që përfshiu të gjithë globin njëherazi. Kufizimet gjatë karantinës së pranverës 2020 bllokuan tërësisht për tre muaj lëvizjet, të cilat bashkë me rritjen e pasigurive për të ardhmen ulën blerjet rutinë për shumicën e popullatës.

Sipas të dhënave të INSTAT, shitjet në volum në tregtinë me pakicë në tremujorin e dytë të vitit 2020 u uleën me 8,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, në një kohë që pjesa më e madhe e njësive të tregtisë dhe shërbimeve ishin të mbyllura gjatë dy muajve prill dhe maj. Konsumi final i popullatës ra në këtë periudhë me 8%.

Rënia vijoi edhe në tremujorin e tretë të vitit 2020, por me një ritëm më të ulët prej –3.4%, si rrjedhojë e rikthimit në normalitet të një pjese të aktivitetit ekonomik nga heqja e masave të ashpra kufizuese.

Në tremujorin e fundit 2020, konsumi final i popullatës u përmirësua duke u rritur me 1.6% në raport me të njëjtin tremujor të vitit 2020 prej blerjeve më të mëdha në produktet ushqimore dhe në medikamente.

Ecuria historike e konsumit, tregon se rekordi pozitiv i tre dekadave arriti në vitet 2007 dhe 2008 përkatësisht me 16.5 dhe 13.7% në vit.

Konsumi në këtë periudhë u stimulua nga rritja me ritme të larta e pagave në administratën publike dhe pensioneve nga njëra anë dhe rritjes së kreditimit dhe investimeve publike nga ana tjetër.

Por kriza e vitit 2008 e cila fillimisht nisi si një krizë e sektorit bankar, shkaktoi efekte negative menjëherë në konsum. Pas këtij viti, ritmet e rritjes së konsumit ranë më shumë se dy herë. Kjo rënie u nxit edhe nga një valë e lartë e emigrimit që përfshiu vendin në dekadën e tretë të tranzicionit. Një nga metodologjitë e INSTAT tregon se, prej vitit 2010 deri në vitin 2020, kanë ikur nga vendi më shumë se 600 mijë persona. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të gjithë individët me të ardhura mbi dy milionë lekë, dhe të dypunësuarit, pavarësisht nga niveli i pageve, kanë edhe dy muaj kohë që të

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave dhe ajo e Infrastrukturës tregojnë se, ndër vite ka një diferencë të lartë të kostove të puni

Shpenzimet e shqiptareve për prona jashtë vendit po rriten me shpejtësi viti pas viti duke treguar se një pjesë e fitimeve dhe kursimeve

Ministria e Financave raportoi se, detyrimet e prapambetura arritën në 23.8 miliardë lekë (194 mln euro) në vitin 2020 me një zgjerim pre

Shqipëria u rendit me çmimet më të larta të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë në Rajon për gjysmën e dytë të vitit 2019 sipa

Kriza pandemike e cila i përçoi efektet negative të saj më së shumti në tregun e punës, ka ndikuar negativisht edhe punësimin me kohë të

Shumica e vendeve të Ballkanit, sidomos Shqipëria, e sakrifikuan shëndetin e popullatës në kohën e pandemisë për rritjen ekonomike.

Në të gjithë botën deficitet buxhetore të qeverive u rriten gjatë vitit të kaluar si rrjedhojë e krizës pandemike.

Importet e mallrave të akcizës janë rigjallëruar gjatë muajit mars duke arritur nivelet e parakrizës.

Indeksi Global i Mundësive 2021 e rendit Shqipërinë të 78-n në botë për tërheqje investimesh dhe njëkohësisht, ndër shtetet me luhatjen m