Kujdes kur jepni shtëpitë me qira përmes Booking dhe Airbnb! Tatimet po ju monitorojnë

04/05/2019 - 15:26

Si çdo vit, në prag të çeljes së sezonit turistik, Administrata Tatimore sjell në vëmendje të individëve që ofrojnë akomodime si edhe të subjekteve me aktivitet sezonal në zonat turistike e bregdetare, që të respektojnë detyrimin e tyre ligjor për t’u riaktivizuar dhe për të deklaruar.

Gjatë periudhës 15 – 26 prill 2019, adminstrata tatimore ka identifikuar në rang kombëtar, 564 subjekte apo individë, të cilët, ofrojnë struktura akomoduese, nëpërmjet platformave online si Booking.com, Air Bnb, etj.
Deri tani janë kontaktuar 275 individë, si kujtesë për të regjistruar aktivitetin që kryejnë, ndërsa vazhdon informimi ndërgjegjësues për të gjithë personat apo subjektet e identifikuara.
Ju kujtojmë se informacioni i reklamuar në faqet e mësipërme të internetit, është në monitorim nga administrata tatimore, me qëllim identifikimin e atyre individëve, të cilët ushtrojnë këtë aktivitet pa qenë të regjistruar sipas dispozitave të Ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Proçedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, thuhet në njoftim.

Mbi 2000 apartamente të listuara në Booking

Në prag të sezonit turistik, vetëm në njërin prej portaleve më të mëdha të dhënies së pronave me qira, Booking.com, numërohen rreth 2122 apartamente të regjistruara për t'u dhënë me qira nga Shqipëria. Pjesa më e madhe e apartamenteve të regjistruara janë në zonat turistike.

Sipas faqes, në kryeqytet ka 240 apartamente të regjistruara, në Sarandë 717, në Durrës 242 dhe në Ksamil 212, pjesa tjetër janë të shpërndara në qytetet e tjera të vendit.

Portalet si Booking.com apo Airbnb janë bërë mjaft popullore në vitet e fundit në të gjithë botën duke shërbyes si ndërmjetës mes pronarëve të shtëpive dhe turistëve. Përveç hoteleve, pjesë e këtyre portaleve janë edhe individë të cilët regjistrojnë pronat e tyre për t’i dhënë me qira ditore.

Shpesh, midis kompanive që ofrojnë këtë lloj shërbimi dhe autoriteteve lokale ka pasur një konflikt të vazhdueshëm mbi taksat që duhet të paguhen në shtet për të ardhurat e gjeneruara nga qiratë. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në vijimit të zbatimit të Planit Operacional në luftë kundër Informalitetit, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe Drejtor

Në kuadër të zbatimit të planit të gjerë operacional për luftën kundër informalitetit, Inspektorati i Punës dhe Sektori

Dy komente të posaçme nga Ministria e Financave për përdorimin e buxhetit nga dikasteret e Arsimit dhe të Shëndetësisë për 4 muajt e parë

Shqipëria dhe Mali i Zi kanë kostot e jetesës më të larta në rajon.

Në mesin e muajit korrik, që shënon kulmin e sezonit turistik, dhe fluksin e shtuar të vizitorëve dhe turistëve të huaj, është karakteris

Komisioni Europian ka publikuar vlerësimin e tij për programin e pestë të reformave ekonomike (ERP) që mbulon periudhën 2019-2021, i hart

Monedha e përbashkët europiane është nënçmuar sërish sot përkundrejt lekut.

“Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi, kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi”.

Në raport me popullsinë, azilkërkuesit shqiptarë ua kalojnë edhe “të arratisurve nga vendet me konflikte” megjithatë aplikimet e tyre jan

Shqipëria rezulton të ketë efektivitetin më të ulët të grumbullimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në Rajon.