Kur menaxheri bëhet pengesë për ecjen përpara të kompanisë

12/02/2013 - 12:19

 

 

Shumicën e kohës një menaxher beson që mënyra e tij e të menduarit dhe mënyra jonë e të bërit të gjërave është e duhura dhe çdo gjë tjetër është e gabuar.

“Një prej efekteve anësore të atij që ne e quajmë menaxhim është vështirësimi i punës së punonjësve.” Kjo është një frazë e thënë nga Peter Drucker, por e përshtatur në shqip sigurisht. Përse e ka thënë Drucker diçka të tillë?

Të gjithë ne, në pozicion menaxherial apo jo, na pëlqen t’i gjykojmë të tjerët. Shumicën e kohës ne besojmë që mënyra jonë e të menduarit dhe mënyra jonë e të bërit të gjërave është e duhura dhe çdo gjë tjetër është e gabuar. Shpesh ne as nuk e kuptojmë veten tonë kur veprojmë kështu. Imagjinoni tani efektet e kësaj sjelljeje tek një menaxher. Është vërtet tunduese t’i gjykosh punonjësit në çdo hap që ato bëjnë. Por ja që ka menaxherë që e bëjnë gjithë ditën diçka të tillë. Madje ata ndihen se nuk janë duke bërë punën e tyre nëse nuk gjykojnë mjaftueshëm. Duhet gjykuar, por jo me tepri. Ashtu si në seanca të vërteta gjyqësore, gjykimi i mirë kërkon prova të forta dhe seriozitet.

Periudha aktuale është një periudhë ku ekonomia është shumë dinamike dhe ku punonjësit që zotërojnë informacionin e duhur dhe dijen e duhur luajnë rolet kryesore në një kompani. Drucker besonte që punonjësit duhet të trajtohen po aq mirë sa do të trajtohej dikush që ka ardhur vullnetarisht të punojë për një organizatë, sepse punonjësit mund të largohen në çdo kohë dhe ta çojnë dijen e tyre diku tjetër. E kur bëhet fjalë për profesionistë, nuk ka rëndësi nëse je inxhinier, shkencëtar apo marangoz. Në çdo profesion, dija sot është gjëja më e rëndësishme.

Menaxherët duhet të kuptojnë para se të jetë shumë vonë që jo çdo punonjës rri në punë vetëm për pagën që merr. Profesionistë të tillë, të cilët mund të paguhen mirë kudo, e vlerësojnë kompaninë për të tjera gjëra si për shembull vizionin e saj, apo atmosferën e përgjithshme në vendin e punës.

Por shpesh në botë dhe shumë shpesh në Shqipëri, punonjësit trajtohen si zotërime që mund të përdoren dhe të hidhen tutje nga menaxherët pa u ndjerë. Sjellje të pa tolerueshme dhe me minimumin e edukatës nga ana e menaxherëve ndodhin përditë sot nëpër kompani të ndryshme shqiptare por shumë pak flitet për situata të tilla publikisht. Situata rëndohet nëse marrim parasysh faktin që shumë menaxherë të bizneseve në Shqipëri janë njëkohësisht edhe pronarë të bizneseve. Dalëngadalë është krijuar ideja se kjo gjë është normale, se punonjësit duhet të durojnë mbi shpinë të bërtiturat dhe gjykimet e bezdisshme të menaxherëve.

Rrallëherë dalin punonjës të cilët gjejnë fuqinë të largohen nga puna ku trajtohen kështu, në kërkim të një vendi më normal për të punuar. E kur kjo ndodh, menaxherët e pasjellshëm, tërbohen. Atyre u humbet e gjithë dija dhe eksperienca e punonjësve që largohen. Por këtu dalim edhe njëherë tek një nga problemet më të mëdha të botës së biznesit në Shqipëri – të menduarit në afatshkurtër. Nëse sot, janë të pakët punonjësit që guxojnë të largohen kur trajtohen ashtu dhe menaxherët ndjehen të sigurt, nesër ky numër do të rritet shumë dhe bizneset do të humbasin sa hapin e mbyllin sytë punonjësit më të vlefshëm.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në këto kohë të COVID-19, është interesante të dini se sa po shpenzohen për kujdesin shëndetësor, teksa tërheq vëmendjen Eurostat në një

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në një raport të fundit ka hedhur dritë mbi fondet që janë shpenzuar për rindërtimin në krahasim me pla

Banka Botërore lajmëron se, pandemia Covid-19 do të bëhet shkak në përkeqësimin e treguesve kryesorë të shëndetit.

Dollari amerikan ka prekur nivelin më të ulët të gjashtë viteve të fundit në kursin e këmbimit me lekun.

Konsumatorët shqiptarë shpenzojnë pothuajse gjysmën e parave që kanë në dispozicion për t’u ushqyer.

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar përfundoi rishikimin e Parë të Monitorimit të Pas-Programit [1] me Shqipërinë në 23 nëntor.

Në farmacitë e Tiranës aktualisht ka mungesë termometrash, nga ato të thjeshtat me çmim 100-150 lekë, teksa gjenden më vështirësi disa të

Shtimi i kërkesës në pandemi, për bimët e çajit, boronicës dhe sherebelës nga Europa dhe SHBA, nuk arriti të shfrytëzohet plotësisht nga

Depozitat kanë vijuar tendencën e rritjes së qëndrueshme edhe në tetor, ndonëse në ritme më të ulëta në krahasim me dy muajt e mëparshëm,

Bizneset e vogla nuk po arrijnë të mbijetojnë në një treg ku konkurrenca sa vjen e po shtohet nga zinxhirët e mëdhenj të tregtimit dhe ku