Kursimet dhe investimet në rang kombëtar shënuan rënie në 3-mujorin e tretë të 2019-ës

19/02/2020 - 10:20

Raporti i kursimeve dhe investimeve në rang kombëtar pësoi ulje në tremujorin e tretë të vitit 2019 sipas përllogaritjeve të Bankës së Shqipërisë për sektorin publik dhe atë privat veçmas.

Hendeku kursime-investime i sektorit privat u vlerësua në -4.7% të PBB-së nominale (vlera negative e hendekut nënkupton investime më të larta se kursimet) për tremujorin e tretë të vitit 2019. Ky raport është 0.3 pikë përqindje më i ulët krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.

Raporti i investimeve private ndaj PBB-së nominale vlerësohet në nivelin 17.9%, ndërkohë që një vit më parë vlerësohej në 19.0%. Rënia e investimeve private në tremujorin e tretë në të vitit 2019 në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë erdhi si pasojë e përfundimit të investimeve të mëdha në gazsjellësin TAP dhe HEC-et në lumin Devoll.

Nga ana tjetër, kursimet private ndaj PBB-së nominale vlerësohen në nivelin 13.3%, 0.8 pikë përqindje më të ulëta se një vit më parë. Në tërësi, dinamika e investimeve ka dhënë kontributin kryesor në ngushtimin e hendekut negativ në sektorin privat, ndërkohë që kursimet kanë ndikuar në kahun e kundërt.

Në rastin e sektorit publik, hendeku është i mbyllur (0% ndaj PBB-së), ndërkohë që një vit më parë shënonte tepricë pozitive në 0.4% ndaj PBB-së. Kursimet publike vlerësohen në nivelin 4.1% ndaj PBB-së nominale me një pakësim vjetor prej 0.5 pikësh përqindjeje.

Po ashtu, investimet publike u vlerësuan në 4.1% ndaj PBB-së nominale, me një pakësim prej 0.1 pikësh përqindjeje vit mbi vit si pasojë e rënies së shpenzimeve kapitale nga buxheti i shtetit në raport me një vit më parë. Në këtë mënyrë, pakësimi i kursimeve publike ka nxitur edhe zvogëlimin e tepricës pozitive të sektorit publik, shkruan Monitor.

Raporti i investimeve kombëtare ndaj PBB-së është ngushtuar me 1.2 pikë përqindje në terma vjetorë. Nga ana tjetër, raporti i kursimeve kombëtare ndaj PBB-së nominale është pakësuar me 1.3 pikë përqindje. Zvogëlimi i raportit të kursimeve kombëtare ka qenë kështu përcaktues kryesor në zgjerimin e deficitit korrent në terma vjetorë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndër 43 vende europiane, Shqipëria renditet e fundit për sasinë e fondeve që akordon për shëndetësinë në raport me Prodhimin e Brendshëm

Administrata Tatimore sjell në vëmendje te të gjithë tatimpaguesve se afatet e deklarimit dhe pagesës së detyrimeve tatimore nuk kane ndr

“Pagën e luftës” e kërkojnë edhe më shumë se 1 mijë tregtarë të tregjeve industriale në Durrës, të cilët kanë pezulluar aktivitetin prej

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës së bashku me Dhomat e Tregtisë dhe shoqatat e tjera të Sipërmarrjeve Private, me ide të kryetarit

Banka e Shqipërisë u ka nisur bankave një udhëzim me 7 hapa se si do të kryhet procesi i ristrukturimit të kredisë.

Pas uljes së normës bazë të interesit në 0,5% dhe heqjes së kufizimeve për likuiditet, Banka e Shqipërisë lajmëron se do të aplikohet pol

16 mijë biznese të vogla rezultojnë të jenë me qira dhe do të përfitojnë nga shtyrja për muajt që janë të mbyllur nga kjo pagesë.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë është mbledhur sot për të diskutuar disa masa që priten të merren për shkak të situatës ekonom

Nga sot 1 prill, ka nisur aplikimi i subjekteve të vogla, me qarkullim deri në 14 milionë lekë, për të përfituar pagën minimale, apo të a

Monedha e përbashkët e ka nisur javën me një tjetër mbiçmim të fortë ndaj lekut.