Kursimet e shqiptarëve arrijnë rekordin prej 8.3 miliardë eurosh në 2019-n, preferohet valuta

06/02/2020 - 09:01

Kursimet që individët, bizneset dhe institucionet e tjera kanë në banka arritën në një nivel rekord në fund të vitit 2019, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.

Në total, në fund të dhjetorit 2019 në banka kishte mbi 1 trilionë lekë, ose rreth 8.3 miliardë euro.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kursimet në banka janë rritur me 3.85%, pas rënies me 1.2% vitin e mëparshëm (që u ndikua në fakt dhe nga zhvlerësimi i fortë i euro snë 2018-n).

Në raport me prodhimin e brendshëm Bruto, depozitat përbëjnë rreth 61% të PBB-së, një ndër nivelet më të larta në krahasim me vendet e rajonit dhe të krahasueshme me ato të zhvilluara, si rrjedhojë e valutës që vjen nga jashtë në formën e remitancave. Mali i Zi ka depozita të krahasueshme me ne, në rreth 60% të PBB-së. Në vendet e tjera, kursimet e popullsisë në banka janë minimale, ku më të ulëtin e ka Kosova, me 32% të PBB-së, Serbia me 42%, Bosnjë-Hercegovina me 50%, sipas të dhënave të tjera të Bankës Botërore.

Gjithsesi, në raport me një dekadë më parë, kur arrinte në rreth 70% të PBB-së, epsha e depozitave në Shqipëri ndaj prodhimit të brendshëm  ka ardhur në rënie për shkak të ngadalësimit të rritjes së kursimeve vitet e fundit.

Dy momentet me rritjen më të lartë edhe në 2019-n ishin në gusht dhe dhjetor, që përkon me ardhjen e emigrantëve në vend për pushimet e verës, ose festat e fundvitit.

Rreth 73% e rritjes në 2019-n erdhi nga valuta, që ka qenë monedha e preferuar nga konsumatorët, teksa rënia e vazhdueshme e interesave për depozitat në lekë ka sjellë një largim të depozituesve sidomos për kursimet me afat.

Si rrjedhojë, në fund të 2019-s, pesha e depozitave në valutë u rrit në 54.6% të totalit, nga 53.9% që ishte një vit më parë.

Në krahasim me vitin 2006, periudha më e hershme që Banka raporton të dhënat, pesha e depozitave në valutë është rritur ndjeshëm me 17 pikë përqindje. Në 2006-n, depozitat në valutë përbënin rreth 37.5% të totalit të kursimeve gjithsej.

Në 2019-n, rritjen më të lartë në vlerë absolute e shënuan depozitat pa afat në valutë, nga individët. Ndonëse interesat e kursimeve në euro janë pothuajse negative, sërish monedha e përbashkët perceptohet si e sigurt, duke bërë që kursimtarët të orientohen drejt saj.

Ndërkohë kursimet me afat në lekë të individëve kanë vijuar tendencën rënëse, duke u tkurrur me 6.5% me bazë vjetore. Kjo tendencë vijon që prej fundit të vitit 2011, periudhë kur banka e Shqipërisë nisi politikën monetare lehtësuese, duke ulur normën bazë nga 6.5% në 1% aktualisht. Kjo ka bërë që dhe interesat për kursimet 12 mujore në lekë, të luhaten sot në më pak se 1%, që realisht është një normë negative, duke pasur parasysh dhe nivelin e inflacionit. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të paktën tre koncesione janë vënë për përpunimin e mbetjeve, në Elbasan Fier dhe Tiranë, por përpunimi i mbetjeve nga këto impiante ka s

Neurokirurgu shqiptar në spitalin e Filadelfias, Gentian Toshkezi foli në një lidhje me “Skype” në News24 lidhur me situatën e krijuar ng

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka zhvilluar sot një takim online me shefen e Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Yan Sun.

“Do të jetë një dimër i gjatë dhe i vështirë për biznesin. Një në tre biznese të vogla në Durrës ka falimentuar!”

Baret, restorantet, hotelet, fabrikat ishin linjat që shkarkuan më shumë punonjës nga puna për shkak të pandemisë në tremujorin e dytë të

Raporti i publikuar nga Bashkimi Europian, Eurofound (2020), “Covid-19: Përgjigjet e politikave në të gjithë Europën” përmbledh masat e m

Borxhi i jashtëm bruto i vendit u zgjerua me 8,6 për qind në tremujorin e dytë të vitit, kryesisht prej emetimit të Eurobondit me vlerë 6

Investimet e huaja shënuan rënie në gjashtëmujorin e parë të vitit, si rrjedhojë e përfundimit të projektit TAP, por edhe krizës së shkak

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, për të mundësuar kalimin e masës së përfitimit financiar sipas paketave nr.1, iu bën thirrje të gjit

Sikurse në të gjithë botën pandemia Covid-19 ka vënë në presion sektorin shëndetësor në vendin tonë dhe sidomos spitalet publike, mirëpo