Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Kurum fiton tenderin për 4 HEC-et

10/01/2013 - 09:03

TIRANE - Qeveria ka shpallur zyrtarisht shoqërinë "Kurum" si fituese të tenderit për shitjen e katër hidrocentraleve të Ulëz, Shkopetit dhe dy Bistricave. 

Në mbledhjen e radhës, Këshilli i Ministrave ka miratuar raportin përfundimtar të vlerësimit, që përcakton shoqërinë turke si fituese në tenderin pë privatizimin e dy shoqërive, Ulëz-Shkopet dhe Bistrica 1 e 2. 

Në vendim qeveria ka shtuar edhe një pikë, e cila detyron Ministrinë e Financave që para nënshkrimit të kontratës të llogarisë dhe shlyejë detyrimet që shteti ka ndaj Kurum për rimbursimin e TVSH-së. 

Një pikë kjo që është imponuar nga vetë shoqëria gjatë negociatave në Ministrinë e Ekonomisë.

Në tenderin e zhvilluar muajin e kaluar, "Kurum" ofroi 109.5 milionë euro për blerjen e 4 hidrocentraleve me një kapacitet të instaluar rreth 80 mega vat, të cilët prodhojnë mesatarisht 400-450 milionë kilovat/orë në vit. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatë periudhës 2010-2019, produktiviteti i punës në Shqipëri është rritur me ritme më të larta se paga minimale.

Banka Botërore ka bërë vlerësimin e përmbyllës për projektin e aksesit të barabartë gjinor në mundësitë ekonomike dhe ka sjellë në vëmend

Shpërndarja e vaksinave kundër koronavirusit dhe ndihmat masive qeveritare do të përshpejtojnë rritjen e ekonomisë globale në një nivel r

"Vendi mund të dalë nga kriza e shumëfishtë që ka prekur duke investuar në sektorin e edukimit" – shprehen ekspertët Selami Xhepa dhe Adr

Megjithëse bota sot jeton në epokën e teknologjisë, struktura e investimeve në ekonominë shqiptare dëshmon ende një dominim të skajshëm t

Tregu i punës në vendin tonë paraqitet mjaft problematik, sidomos në drejtim të informalitetit, i cili pritet përkeqësojë varfërinë në të

Në vitin më të keq, që pas 1997-s, ekonomia ka humbur rreth 71 miliardë lekë, (560 milionë euro), si rrjedhojë e pandemisë që ktheu përmb

Rimbursimi i TVSH-së ndaj bizneseve u intensifikua gjatë dymujorit të parë të vitit, në raport me të njëjtën periudhë të viteve të mëpars

Covid-19 krijoi një krizë të paprecedentë në treguesit e konsumit në vend, duke e ndryshuar tërësisht sjelljen konsumatore.

Para pak ditësh Autoriteti Konkurrencës vuri nën hetim paraprak në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike dhe inpute