Kush po e “vret” euron dhe çfarë po ndodh në tregun vendas? Ekspertët ngenë supet

Postuar: 19/02/2018 - 13:54

Monedha vendase po reflekton sjelljen e një “superekonomie”. Është kjo ironia me të cilët përgjigjen ekspertët e kursit të këmbimit, kur i pyet se pse euro po vijon të bjerë dhe leku është kaq i fortë.

Pasi u duk sikur ndaloi në fund të javës së kaluar, euro është zhvlerësuar sot sërish në tregun e brendshëm. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 132.5 lekë, me një rënie prej 0.16 lekësh në raport me të premten e javës së kaluar. Në të kundërt, dollari është forcuar me 0.64 lekë, duke u këmbyer me 106.7 lekë.

Ky është niveli më i ulët i euros që nga muaji gusht, kur monedha vendase sezonalisht forcohet për shkak të hyrjes së valutës nga emigrantët.

Por, janari dhe shkurti janë periudha kur tradicionalisht, euro forcohet, teksa aktiviteti ekonomik fillon e gjallërohet duke rritur dhe kërkesën për importe. Në fakt, të dhënat e sotme të INSTAT treguan se deficiti tregtar (diferenca mes importeve dhe eksporteve) u rrit me 31% në krahasim me janarin e vitit 2017.

Edhe në bursat ndërkombëtare euro po luhatet në nivelet më të larta të tre viteve. Një euro u këmbye sot me 1.24 dollarë, me një rritje ditore prej 0.16 dhe duke qenë 17% më i lartë sesa një vit më parë, sipas të dhënave që publikohen nga Financial Times (shiko në fund grafikun euro-dollar në bursa për tre vitet e fundit).

Përgjithësisht, euro në tregun vendas ndikohet më shumë nga faktorë të brendshëm dhe me bursat ndërkombëtare ruan vetëm raportin e kryqëzuar me dollarin. Psh, një vit më parë, në janar euro këmbehej në bursa me 1.06 dollarë, ndërsa tek ne u këmbye me 137 lekë.

Teksa ekonomia vendase nuk është shumë e fortë, ajo po rritet mesatarisht me 3.5%, vendi është i varur nga importet për shumë produkte (raporti i mbulimit të importeve nga eksportet ishte vetëm 52% në janar, sipas INSTAT) dhe turizmi nuk është në kulmin e tij, ekspertët ngrenë supet kur i  pyet për arsyet e forcimit të monedhës vendase.

Arsyeja e vetme që ata japin është oferta e lartë e valutës që po qarkullon në treg, ajo që po e mban lekun të fortë. Teksa burimet e ligjshme ekonomike nuk justifikojnë këtë ofertë të lartë, gishti drejtohet te burimet e paligjshme të hyrjes apo të hedhjes në treg të valutës. Një tjetër arsye, që ndikoi javën e kaluar ishin dhe deklaratat e deuroizimit nga Banka e Shqipërisë (e cila mori disa masa për të ulur përdorimin e euros në ekonomi), por efektet psikologjike të saj konsiderohen afatshkurtër.

Një euro e dobët është favorizuese për importet, që vijnë më të lira, ndërsa dëmton eksportuesit, që marrin më pak të ardhura në lekë për të njëjtën sasi në euro. Këstet e kredisë bëhen gjithashtu më të lira. Më të lira janë dhe blerjet online, si në euro ashtu dhe në dollarë, po ashtu dhe për udhëtimet jashtë vendit mund të marrësh më shumë valutë për të njëjtën sasi lekësh. Të dëmtuar janë ata që jetojnë në Shqipëri dhe i marrin pagat në valutë, si në euro, ashtu dhe në dollarë.

Blerja e shtëpive gjithashtu bëhet më e lirë, duke amortizuar disi rritjen e fundit të çmimeve të apartamenteve. /Monitor/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një projektligj që është duke u hartuar nga Ministria e Financave synon të ofrojë trajtim të njëjtë si për investitorët vendas dhe ato të

   Të hënën u prezantuan kartëmonedhat e reja 100 dhe 200 euroshe, të cilat pritet të dalin në qarkullim Majin e ardhshëm.

Në 6-mujorin e parë të vitit, ekonomia shqiptare në tërësi gjeneroi 14.4 mijë vende të reja pune, por vetëm 23% e tyre, ose rreth 3,274 v

Kazinotë elektronike kanë afat të zhvendosen nga zonat e banuara të qytetit dhe fshatit brenda 31 dhjetorit të këtij viti.

Aeroporti i Rinasit vijon të jetë më i shtrenjti në rajon, ndonëse jemi në mes të muajit shtator dhe sezoni turistik po shkon drejt fundi

Muaji gusht 2018, shënon edhe shifrat më të larta të vonesave dhe anulimeve të fluturimeve nga dhe drejt “Aeroportit Ndërkombëtar Nënë Te

Në kuadër të informimit të biznesit Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është ndalur sot te personat juridikë me xhiro mbi 8 milionë lekë

Grupi financiar italian, Comdata, një nga kompanitë call center më të rëndësishme në Itali, me një xhiro prej 300 milionë eurosh në vit,

“Kompania e parë ajrore që mban flamurin shqiptar, Air Albania do të nisë fluturimet ditën e shtunë.

Punësimi në shtet shënoi rritje domethënëse në tremujorin e dytë të vitit, me 170,652 të punësuar gjithsej, duke u zgjeruar me 3,7 për qi