"Lajm i mirë për ekonominë!" Denaj: Papunësia ulet në 11.5%

11/09/2019 - 12:17

Ministrja e Financave, Anila Denaj ndan lajmin se papunësia në vend është ulur në 11.5%, bazuar kjo në anketat tremujore të forcave të punës.

Denaj shkruan në Facebook se shkalla e papunësisë tek të rinjtë shfaq tendencë në rënie e cila krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018, është 1,7 pikë përqindje më e ulët.

"Lajm i mire për ekonominë! Anketa tremujore e forcave të punës, publikuar sot nga INSTAT, konfirmon efektivitetin e politikave nxitëse për punësimin. Në tremujorin e dytë 2019, papunësia vazhdoi rënien duke kapur nivelin historik prej 11.5%, ndërsa numri i të punësuarve gjithsej krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2018, u rrit me 3,4 %, duke konsoliduar shkallën e punësimit në 61.4% nga më të lartat në rajon. Ndërkohë shkalla e papunësisë tek të rinjtë shfaq tendencë në rënie e cila krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018, është 1,7 pikë përqindje më e ulët."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Edhe për vitin 2018, importet e akulloreve kanë shënuar sërish rritje.

Monedha e Eurozonës është shfaqur e qëndrueshme këtë të martë, duke mbetur në kuotën e 121.2 lekëve sikurse dje.

Monedha e përbashkët i është rikthyer ciklit rënës në tregun e brendshëm.

Shqipëria me të 3 rajonet e saj (veri, qendër, jug) renditet më e varfra në Europë sipas një krahasimi që bëri Eurostat për të ardhurat p

Banka e Shqipërisë ka prezantuar sot serinë më të re të kartëmonedhave shqiptare.

Librat dhe pajisjet shkollore janë bërë më të shtrenjta këtë vit.

Drafti “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ashtuquajtur ligji i fiskalizimit synon që, duke nisur nga data 1 janar

Në një dalje për mediat, drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Arlind Gjokutaj dha detaje dhe informacione të tjera konkrete mbi kontrollet

Një tjetër ligj po pëson ndryshime, “Ligji për Shtetësinë”, i cili pritet që të shtojë kostot për individët që duan që të marrin shtetësi

Duke filluar nga viti i ardhshëm, tatimpaguesit që kanë prona të shumta ose i blejnë ato, por nuk i justifikojnë këto prona me të ardhura