Lehtësohen procedurat, skema si duhet të transportohet malli me fletë shoqërimi

Postuar: 20/04/2017 - 13:24

“Fatura tatimore e shitjes e lëshuar nga blerësi-rishitës për pritësin e mallit, nga ky i fundit i bashkëngjitet fletës së shoqërimit, me anë të së cilës është transportuar dhe është bërë i disponueshëm malli.
Në çdo rast, transaksionet dokumentohen me kontratat përkatëse në të cilën evidentohet qartë se cili është shitësi, blerësi dhe pritësi i mallit”.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka lehësuar procedurat për ato subjekte të cilat do të duhet të transportojnë mallra me destinacion ndaj palëve të treta. Më parë sqarojnë tatimet procedura ka qënë e gjatë ndërsa tani mjafton vetëm fleta e shoqërimit.

Këto ndryshime janë pjesë e udhëzimit për Procedurave Tatimore. Ministria e Financave ka publikuar edhe një dokument të ri tatimor, fletën e shoqërimit.

“Fleta e shoqërimit i vjen në ndihmë sipërmarrësve dhe përdoret në rastin kur shitësi, i shet mallrat blerësit, i cili nga ana e tij, i shet këto mallra tek një blerës tjetër (i treti).
Konkretisht:
Një person i tatueshëm (shitësi), shet mallrat për një person tjetër të tatueshëm (blerës), por lëvizja e mallrave nëpërmjet transportit nuk kryhet në drejtim të personit të tatueshëm blerës-rishitës, por në drejtim të një personi të tretë (pritësi/blerësi i tretë).
Në këtë rast personi i tatueshëm shitës, në momentin që mallrat transportohen me destinacion personin e tretë lëshon fletën e shoqërimit të mallrave, në të cilën identifikon personin e tatueshëm blerës të mallrave dhe të dhënat identifikuese të tij, si dhe të dhënat e pritësit të mallrave, NIPT-in dhe adresën ku mallrat janë destinuar të transportohen.

Kjo fletë shoqërimi e mallit duhet të shoqërojë mallrat gjatë transportit dhe lëshohet në tre kopje, nga të cilat:

-një kopje e mban shitësi i mallit;
-një kopje e mban pritësi i mallit;
-një kopje transportuesi ia dërgon rishitësit

Fatura e shitjes së mallit lëshohet nga personi i tatueshëm furnizues (që shet) për personin e tatueshëm blerës (rishitës).
Ky i fundit lëshon menjëherë faturën tatimore të shitjes dhe ia vë atë në dispozicion personit të tretë, i cili është blerësi përfundimtar, si dhe njëkohësisht pritësi i mallit, personi për të cilin mallrat janë destinuar.

Fatura tatimore e shitjes e lëshuar nga blerësi-rishitës për pritësin e mallit, nga ky i fundit i bashkëngjitet fletës së shoqërimit, me anë të së cilës është transportuar dhe është bërë i disponueshëm malli.
Në çdo rast transaksionet dokumentohen me kontratat përkatëse në të cilën evidentohet qartë se cili është shitësi, blerësi dhe pritësi i mallit”, thuhet në njoftimin e DPT-së.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Jo më larg se dy javë më parë, u prezantua linja me çmime të ulëta Tiranë – Budapest – Tiranë, ku u premtua se biletat nuk do të kushtoni

Gjermania duket se është shndërruar në ‘tokën e premtuar’ për shqiptarët.

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, zhvilloi sot një vizitë në Durrës, ku u takua me sta

Viti 2016 ka qenë një vit dramatik për bletërritësit.

  • Përpunohen mbi 75.5 mijë ton çimento për eksport, 15 herë më shumë se vitin e kaluar

Kursi i këmbimit euro/lek ka zbritur në nivelin e ekuilibrit rreth 136 lekë.

Qeveria ka shpërblyer me një bonus sa dhjetë përqind të pikëve ofertën e një kompanie private për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.

Një ditë pasi shtynë votimin për një shtesë financimi për rrugën Tiranë-Elbasan, Komisioni i Ligjeve miratoi kredinë prej 35 milionë doll

Shqiptarët për 50 litra benzinë duhet të paguajnë afërsisht 8,500 lekë, apo 62 euro, duke konkurruar me vendet e Europës Perënd