Monedha amerikane po dobësohet me shpejtësi. Të dielën vlera e 1 dollari në tregun e këmbimit valutor vendas u kuotua me 106.8 lekë, duke përmbysur raportin që ka patur një vit më parë, ku ishte duke barazuar Euron.

Leku është forcuar kundrejt të gjitha monedhave, duke dobësuar si atë europiane, e cila këmbehet me 133.4 Lekë ashtu edhe paundin britanik. Ditët e fundit goditjen më të madhe e ka marrë pikërisht stërlina, e cila ka rënë me minus 78%.

Efektet kryesore të ndryshimeve që ka patur kursi i këmbimit në Shqipëri vijnë nga ato të tregjeve ndërkombëtare. Dollari është dobësuar si valutë përballë Euros në bursa me 0.6% vetëm gjatë javës së fundit.

Në forcimin e tij nuk ka ndikuar as rritja e interesit të bonove të thesarit në Shtetet e Bashkuara, ndërsa ekspertët lajmërojnë se dobësimi i monedhës amerikane mund të shënojë edhe fundin e politikës së lehtësimit sasior nga ana e Bankës Qendrore Europiane. /Tv Klan/