Letër nga Korça në shtypin grek

01/01/2013 - 13:20

Problemet ekonomike me të cilat ballafaqohet shkolla greke OMIROS në Korçë, e cila rrezikon të mbyllet, kanë shqetësuar mjaft edhe prindërit e fëmijëve që mësojnë në të. 

Në një letër që është botuar në shtypin grek, ata shprehen se nëse shkolla greke mbyllet për arsye financiare, atëherë shkolla myslimane (e themeluar dy vjet më parë në qytetin e Korçës dhe me financim turk) duket e gatshme për të mirëpritur nxënësit shqiptarë. 

Në letrën, që qytetarë të Korçës i kanë dërguar gazetës greke “Espresso”, tregohen rreziqet që vijnë nga mbyllja e shkollës greke në Korçë. "Mbyllja e shkollës do të jetë një humbje e madhe e diplomacisë greke dhe shtetit grek”, thuhet në të. 

Sipas tyre, “qarqet nacionaliste në Shqipëri kanë qëllim të mos njohin ekzistencën e minoritetit grek të izoluar nga zonat e tjera të pakicave, duan të eliminojnë të gjitha gjurmët e helenizmit dhe rajonet greke”. 

Gjithashtu nënshkruesit e letrës paralajmërojnë se nëse shkolla mbyllet, grekët e Korçës do të pësojnë humbjen dhe zhgënjimin më të madh. “Do të humbasim mundësinë për të mbajtur identitetin tonë kombëtar dhe t’ua kalojmë atë fëmijëve dhe brezave të ardhshëm”, shprehen ata. 

Në letër tërhiqet vëmendja se pavarësisht nga situata ekonomike që po përjeton Greqia, kjo shkollë është më shumë se çdo krizë ekonomike, sepse ekzistenca varet jo vetëm nga të mirat materiale. 

Në fund shkruesit e letrës kujtojnë se mbyllja e shkollës do të jetë një humbje e madhe e diplomacisë greke, e cila në këtë mënyrë do të heqë dorë disi nga rajoni, duke pranuar se atje nuk ka grekë dhe gjithashtu do të humbasë një mjet të rëndësishëm, ku edhe shqiptarët që do të studiojnë atje, do të marrin kulturën dhe shpirtin grek e do të jenë pranë tij. "Ne besojmë se viti i ri do të zgjidhë problemet tona dhe shkolla jonë do të vazhdojë të veprojë", përfundon letra e prindërve drejtuar gazetës “Espresso”. 

Shkolla dy gjuhëshe OMIROS ka tashmë 370 nxënës dhe 80 fëmijë kopshti. Gjuha shqipe mësohet me programet e ministrisë së Arsimit të Shqipërisë, ndërkohë që aty punojnë edhe 20 mësues grekë të dërguar nga Ministria greke e Arsimit.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Durrësi e ka humbur vendin e dytë pas kryeqytetit përsa i përket rëndësisë që qyteti bregdetar ka në rritjen ekonomike në shkallë vendi.

Qendra e Tiranës rreth e qark sheshit “Skënderbej” po kthehet në një zonë me ndërtesa të larta, dendësia e të cilave, nuk i përgjigjet sh

Është porti më i madh në vend dhe një nga qytetet më të rëndësishme të vendit, por Durrësi ka mbetur prapa në kontributin e dhënë për rri

Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë i kërkon ekzekutivit dhe grupit të menaxhimit të krizës kundër Covid-19 rik

Janë rreth 97 mijë punonjës që u është miratuar pagesa prej 40 mijë lekësh si pjesë e paketës së dytë financiare dhe 95 mijë prej tyre e

Shqipëria vlerësohet si një nga shtetet që do ta vuajë më shumë pandeminë e Covid-19 në ekonominë e saj, me një rënie që varion nga -5% s

Çmimet shumë të larta për blerjen e banesave, apartamenteve apo garazheve janë në disnivel të lartë me të ardhurat që kanë shqiptarët.

Shumëkush habitet me numrin e lartë të kafeneve që ka në Shqipëri, që i gjen në çdo cep.

Pandemia e koronavirusit po nxit rritjen e ekonomisë përmes qëndrimit në shtëpi.

Qeveria ka ndryshuar vendimin i cili i hap rrugë aplikimit të bizneseve të mëdha për të marrë kredi të buta në bankat e nivelit të dytë p