Letonezët nuk e duan Euron

22/01/2013 - 13:04

 

Letonia po bëhet gati për të përdorur Euron në Janar të vitit 2014. Por politikanët vendas nuk e kanë mbështetjen e qytetarëve të tyre për një hap të tillë. Vetëm 30 % e letonezëve e mbështesin këtë.

Zyrtarët e qeverisë letoneze janë duke bërë përpjekjet e fundit në mënyrë që të plotësojnë të gjitha kriterët e Mastrihtit për t'u bërë pjesë e Eurozonës. Shteti Balltik do të bëjë një kërkesë zyrtare pranë Bashkimit Europian këtë muaj për të marrë dirtën jeshile për adoptimin e Euros. Por politikanët letoneze nuk gëzojnë mbështetjen e qyteterëve të tyre, të cilët duan të mbajnë paranë kombëtare.

“Më duket sikur më hiqet e drejta për paratë e mia. Unë jetoj këtu në Letoni dhe vendi im ka disa simbole të tijat si himnin kombëtar, flamurin letonez, gjuhën dhe latit. Nëse kjo e fundit nuk do të ekzistojë më, atëherë më duket sikur do të shkatërrohet gjithçka," – thotë dramaturgia 60 vjeçare Lelde Stumbre.

Jo vetëm çështje parash

Çështja nuk qëndron vetëm tek paratë thotë Stumbre, ndërkohë që në dorë mban disa lata dhe santime. Ka të bëjë me një histori dhe atë që e dallon Letoninë nga vendet e tjera.  Ajo ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj nën regjimin sovjetik dhe ka paguar me rubla. Për pesë dekada Letonisë i'u imponua rubla. Letonezët janë duke përdorur paranë e tyre, Latsa, që prej vitit 1993. Kjo është arsyeja pse ajo kërkon që vendi i saj të ruajë monedhat dhe paratë kombëtare.

“Kur ne rifituam pavarësinë, kur rifituam identitetin tonë kombëtar, ishte shumë e rëndësishme për të patur edhe paranë tonë. Tani ne e kemi një gjë të tillë dhe nëse na duhet të dorëzojmë më duket sikur do të pushtohemi sërish,” – thotë Stumbre.

Stumbre thotë se ajo është rritur me dëshirën për të ideuar kartmonedhat e vendit të saj. Imazhet në kartmonedhat letoneze janë të ndryshme, duke nisur që nga druri i lisit deri tek lumi Daugava. Në monedha mund të shihet një milingonë, një iriq, një salmon dhe madje një kërpudhë.

Por në të gjitha kartmonedhat dhe monedhat është edhe një imazh i përbashkët: portreti i një vajze me veshje popullore. Për herë të parë ajo u gdhend në një monedhë argjendi në vitin 1920 si simbol i pavarësisë së Letonisë dhe madje i rezistoi edhe pushtimit sovjetik. “Kjo monedhë gjatë kohës së pushtimit Sovjetik mbante të freskët kutjimin e shpalljes së pavarësisë dhe natyrisht që kur e rifituam sërish në fillim të viteve 90' ishte e qartë se monedha do të hidhej sërish në treg,” – thotë Kaspars Kravinskis, i cili është gidë në Muzeun e Parave të Bankës së Letonisë. 

Mosbesim

Qeveria ka ndërmarrë prej disa kohësh një fushatë për prezantimin e Euros dhe raportimet në mediat lokale kanë pasqyruar opinione pro dhe kundra. Analistët sugjerojnë se ky skepticizëm i ka bazat tek mosbesimi i qytetarëve tek politikanët. Sondazhet tregojnë se vetëm 10 % e letonezëve kanë besim tek politikanët, qeveria dhe parlamenti. Ky tregues luan një rol të rëndësishëm  në këtë situatë thotë Ilze Birzniece, nga Universiteti i Rigës.

“Zërat kundër Euros janë të shumtë dhe kjo lidhet me faktin se si letonezët ndihen në vendin e tyre. Sa më shumë njerëz i besojnë qeverisë, akoma më shumë i mbështesin vendimet e saj. Por pjesa më e madhe e letonezëve nuk kanë besim tek politikanët dhe për pasojë ata janë mjaft kritikë sa i përket planve për përfshirjen në zonën Euro,“ – thotë Birzniece.

Ndërkohë që qeveria është duke vazhduar fushatën e saj për prezantimin e Euros, dramaturgia Stumbre nuk do të ndalojë së luftuari për paranë kombëtare. Ajo dhe miqtë e saj janë duke u përgatitur të nisin një fushatë në Internet në mbrojtje të latit dhe santims-ave. Ajo i trembet rritjes së çmimeve në kohën që e anëtarësimit në Eurozonë dhe vendi i saj do të detyrohet të ndihmojë vende të tjera të dalin nga kriza ku ndodhen.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë i kërkon ekzekutivit dhe grupit të menaxhimit të krizës kundër Covid-19 rik

Janë rreth 97 mijë punonjës që u është miratuar pagesa prej 40 mijë lekësh si pjesë e paketës së dytë financiare dhe 95 mijë prej tyre e

Shqipëria vlerësohet si një nga shtetet që do ta vuajë më shumë pandeminë e Covid-19 në ekonominë e saj, me një rënie që varion nga -5% s

Çmimet shumë të larta për blerjen e banesave, apartamenteve apo garazheve janë në disnivel të lartë me të ardhurat që kanë shqiptarët.

Shumëkush habitet me numrin e lartë të kafeneve që ka në Shqipëri, që i gjen në çdo cep.

Pandemia e koronavirusit po nxit rritjen e ekonomisë përmes qëndrimit në shtëpi.

Qeveria ka ndryshuar vendimin i cili i hap rrugë aplikimit të bizneseve të mëdha për të marrë kredi të buta në bankat e nivelit të dytë p

Marrëveshja e kredisë me vlerë 139.3 milionë SDR e publikuar në faqen e internetit të Kuvendit të Shqipërisë thotë se interesi i paguar p

Dhoma e Tregtisë së Maqedonisë në një analizë që ka bërë për pasojat e Covid-19 në ekonomi ka krahasuar ndër të tjera të dhënat e numrit

Bashkimi Europian nuk është pjesë e konsultimeve për planin e legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore që prezantoi sot kryeministr