LISTA/ Ka punë po s’ka profesionistë? Profesionet më të kërkuara në Shqipëri, call center e kamerierë

Postuar: 19/08/2018 - 08:16

Profesionet më të kërkuara nga tregu i punës aktualisht janë operatorët për call center, punonjës për rrobaqepësitë, fabrikat e këpucëve, kamerierë dhe banakierë, teknik minerash dhe ndërtimi, shoferë pastrues etj. Këto kryesojnë top listën e profesioneve për të cilat tregu ka nevojë, teksa ka shumë pak kërkesë për punonjës më kualifikim të lartë dhe sidomos për teknologjinë.

Lista e profesioneve më të kërkuara edhe për vitin në vijim u formulua pas një ankete që Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara, PNUD bëri me më shumë se 2600 biznese në të gjitha qarqet e vendit. Anketa e cila u kryesua nga ekspertë të INSTAT zbardhi listën e nevojave që paraqet tregu aktualisht dhe në periudhë afatmesme.

Lista e profesioneve më të kërkuara reflekton modelin e ekonomisë së Shqipërisë, e cila është e orinetuar nga shfrytëzimi i burimeve natyrore dhe sektorët me vlerë të ulët, të tilla si sektori fason dhe tregtia me pakicë. Në kushtet aktuale punonjës me kualifikim të lartë kanë shumë pak mundësi punësimi, pasi tregu i punës ka ofertë shumë të ulët për këto grup profesionesh.

Kërksa për “punonjës krahu” e ka dekurajuar edhe sistemin arsimor të avancojë në sektorin e shkencës dhe teknologjisë, degë në të cilat arsimi europian po orientohet në ditët e sotshme. Por teksa tregu kërkon punonjës pa aftësi, në universitetet shqiptare rreth 60 për qind e studentëve diplomohen për juridik, ekonomi, arte dhe shkenca sociale.

Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2016, kërkesa e bizneseve për të rekrutuar punonjës me arsim të lartë dhe teknikë të mesëm ra me 25% në raport me vitin 2015. Hendeku mësohet të jetë thelluar më 2017-n. Në zyrat e punës janë regjistruar si punëkërkues 5336 persona me arsimin e lartë vitin e kaluar, por oferta për këtë kualifikim ishte vetëm 2517 persona.

Nga ana tjetër, shumica e ofertave për punë me arsim të lartë janë për pozicione që i mbulon arsimi profesional. Bie fjala një punonjës kase në bankë nuk ka pse të jetë me shkollë të lartë, ashtu si dhe një llogaritar mund ta bëjë një person me arsim të mesëm, instalimet elektrike në pallat mund t’i bëjë një teknik i mesëm.

Burimi: Monitor

20 profesionet me të kërkuara në Shqipëri

1

Operator për call center

2

Operatorë për makinë qepëse

3

Kamerierë dhe baristë

4

Këpucar (fabrike)

5

Teknikë ndërtimi

6

Teknikë minierash

7

Shoferë

8

Pastrues dhe ndihmës shtëpie

9

Shitës

10

Punonjës sigurie

11

Hekurkthyes dhe punonjës metalesh

12

Inxhinier teknik

13

Ekspert iT

14

Operatorë për makina ushqimore

15

Agjentë shitjesh

16

Llogaritare dhe ekonomiste

17

Inxhinier

18

Mekanik

19

Kuzhinier

20

Punonjes te drurit per mobileri

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

E kanë nisur pak nga pak, por në 2-3 dekadat e fundit shumë sipërmarrje kanë arritur të fuqizohen, të diversifikohen dhe të çajnë në një

Reforma në ndihmën ekonomike ka nxjerrë nga skema më shumë se 29 mijë familje në të gjithë vendin, sipas të dhënave të fundit të INSTAT.

   Qeveria shqiptare do të dalë për herë të tretë në tregjet ndërkombëtare për të marrë borxh nëpërmjet emetimit të një eurobondi.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka bllokuar aksesin e 56 faqeve elektronike që ofronin zhvillimin e lojërave onl

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet rubrikës së këshillimit, ka informuar tatimpaguesit  me të drejtat dhe detyrimet e kategor

Një projektligj që është duke u hartuar nga Ministria e Financave synon të ofrojë trajtim të njëjtë si për investitorët vendas dhe ato të

   Të hënën u prezantuan kartëmonedhat e reja 100 dhe 200 euroshe, të cilat pritet të dalin në qarkullim Majin e ardhshëm.

Në 6-mujorin e parë të vitit, ekonomia shqiptare në tërësi gjeneroi 14.4 mijë vende të reja pune, por vetëm 23% e tyre, ose rreth 3,274 v

Kazinotë elektronike kanë afat të zhvendosen nga zonat e banuara të qytetit dhe fshatit brenda 31 dhjetorit të këtij viti.

Aeroporti i Rinasit vijon të jetë më i shtrenjti në rajon, ndonëse jemi në mes të muajit shtator dhe sezoni turistik po shkon drejt fundi