Luftë ndaj euros? Flet guvernatori Sejko: Plani që ka Banka e Shqipërisë

14/02/2018 - 11:48

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka sqaruar sot në një takim me mediat, strategjinë e Bankës së Shqipërisë për të ulur nivelin e euroizimit në vend.

"Procesi i deuroizimit nuk është luftë ndaj euros por stimulim për përdorimin e monedhës kombëtare për të rritur fleksibilitetin e politikës monetare", tha Sejko. Ai ka sqaruar dhe masat konkrete që po merren.

Së pari, është shtuar transparenca, për t’iu bërë të ditur individëve dhe bizneseve se cili është rreziku, që kanë ndaj procesit, kur të ardhurat dhe depozitat i kane në euro.

-Se dyti ka ndryshuar raporti i rezervës së detyrueshme, duke favorizuar lekun. Më konkretisht, përcaktohet rritja e normës së rezervës së detyrueshme për detyrimet në valutë në nivelin 12.5% (ishte 10%), dhe ulja e saj për detyrimet në lekë në nivelin 7.5% (ishte 10%). Për bankat ku detyrimet në valutë zënë më shumë se 50% të detyrimeve totale, vetëm për vlerën e ndryshimit pozitiv, norma e rezervës së detyrueshme në valutë rritet në 20%.

Një masë tjetër është kërkesa për normen e likuiditetit, që është rritur në 20 për qind ne sistemin bankar.

 Në afatgjatë, tha Sejko synohet të orientohet likuiditetin drejt monedhës kombëtare. Ky orientim nuk pritet të krijojë probleme në balancën e sistemit bankar nuk krijon probleme. “E kemi të qartë që ekonomia ka marrëdhënie biznesi import-eksport dhe shumë shkëmbime bëhen në euro. Ne do u rekomandonim që ata që janë në këtë proces të vazhojnë kështu. Synimi yne është orientii i sistemit financiar”, tha Sejko.

Ai shtoi se kanë pasur sugjerime nga Banka Qendore Europiane për të ndjekur procesin e deuroizimit, sepse kanë parë që disa shtete kanë humbur shume nga zhvlerësimi i monedhës kombëtare.

A do të ndalohet shitja e pasurive të paluajtshme në euro

Sot mallrat e qëndrueshme si shtëpi e makina shiten me euro.

Guvernatori sejko pranoi se euroizimi është i larte sepse përdoret në disa transaksione te tilla si pasuritë apo makinat. “Për momentin nuk kemi bërë të detyrueshëm kryerjen e pagesave në lekë për këto. Do ta analizojmë dhe neëe do ta shohim që niveli i euroizimit në ekonomi do të ketë ekspozim më të madh në euro do të marrim masa”.

Ky është momenti i duhur

Ky është momenti i duhur për të orientuar këtë politikë, tha guvernatori. “Ky grup masash vjen në kuadër të një reforme në sistemin financiar siç ishte ajo e politikës monetare stimuluese dhe uljes së kredive të këqija. Duke qenë se kemi gjendje stabël ekonomike dhe masat e tjera kanë rezultuar të suksesshme, mendojmë se është koha për të stimuluar monedhën vendase. Pikërisht për synimin e integrimit në BE ne duhet të forcojmë monedhen vendase dhe ekonominë. Ekspozimi ndaj kursit të këmbimit dhe ecuria e tij do ta cenonte situatën makroekonomike ndaj na duhet të marrim masa parandaluese”, tha Sejko.

Sa janë humbjet

Guvernatori tha se është e vështirë të vlerësohet se sa janë humbjet në nivel ekonomie nga kursi i këmbimit “Ne kemi një regjim të lirë dhe nuk e llogarisim dot. Por eshtë e sigurt që stabiliteti financiar do të prekej nëse do të kishim zhvlerësim të monedhes kombetare. Ai sjell në vëmendje dy raste në Shqiperi: vitin 1997 dhe në momentin e krizës globale financiare të vitit 2008.

Sot, pjesa më e madhe e kredisë së keqe është nga klientë që e kishin kredinë në euro dhe të ardhurat në lekë. Kjo duhet të minimizohet si ekspozim.

Ndërsa FMN ka vlerësuar se rezerva valutore humbet 6 miliardë lekë në vit.

Efektet e pritshme në ekonomi

Sejto tha se Banka do të monitorojë ekonominë reale. Ne do shohim nëse do na duhet të marrim masat për transaksione qe në mënyre të panevojshme kryhen në euro.

Kjo reformë, tha ai, do të kërkoje vite, por dhe integrimi në BE do të kërkojë vite. “Kemi gjykuar ta nisim kete reforme me tre masa qe ne nje pjese jane edukative dhe per te orientuar bilancet e bankave”.

Banka do të publikojë një raport 6 mujor për nivelin e euroizimit në vend, ku do të bëhen publike aktivet dhe pasivet sipas monedhës dhe pagesat./Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Për herë të tretë brenda vitit qeveria ka rishikuar me akt normativ buxhetin e vitit 2020.

Ekuacioni me shumë të panjohura i Covid-19 është larg zgjidhjes.

Ekuacioni me shumë të panjohura i Covid-19 është larg zgjidhjes.

Në një analizë të posaçme për “Monitor”, Banka e Shqipërisë pohoi se, në rrethanat që ndodhemi, pasiguria në parashikimet makroekonomike

Gjatë kohës së pandemisë Shqipëria ka humbur 17 mijë vende pune, ndërsa ekonomia pësoi tkurrje me 2.52%.

Tremujori i parë i vitit 2020 ka sinjalizuar rënien më të fortë ekonomike që vendi ka përjetuar të paktën në dy dekadat e fundit.

Nga viti 2012 deri në fund të 2018-s, konsumi i birrës është rritur me 8% duke sinjalizuar një tendencë të qëndrueshme rritjeje.

Në Tiranë, Dhoma Amerikane e Tregtisë publikoi sot Indeksin e për klimën e biznesit, i cili ka pësuar rënien më të madhe në 8 vite, duke

Në vitin 2018, Shqipëria kishte nivelin më të lartë të çmimit për produktet mish dhe qumësht e vezë sesa vendet e tjera të Ballkanit Perë