Makinat, 95% të përdorura. Ja propozimi i fundit i qeverisë

24/05/2018 - 07:58

Më shumë se 30 për qind e makinave të regjistruara në vend mund të jenë potencial për të përfunduar tek grupi i automjeteve në fund të jetës apo thënë shkurt të shkojnë për skrap. Por ky numër mund të jetë më i lartë po të llogarisim këtu edhe probabilitetin e aksidenteve që në shumë raste çojnë një mjet në gjendje të pariparueshme. Qeveria pranon këtë problematikë në një dokument të sajin zyrtar ku trajtohet cikli që duhet të ndiqet për një trajtim normal të mbetjeve të kësaj kategorie në vend.

“Sipas të dhënave që vijnë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, 95% e mjeteve që janë sot në treg janë të përdorura. Fundi i vitit 2016 shënoi 563,106 mjete të regjistruara në vend, ku vetëm 401,499 prej tyre kanë kryer kontrollin teknik dhe pagesën e taksave. Bazuar në këto dy shifra, mund të themi se rreth 161,607 automjete mund të jenë kontigjent për t’u kthyer në automjete në fund të jetës, por jo vetëm, pasi edhe aksidentet rrugore të mjeteve janë një burim i automjeteve në fund të jetës”, thuhet në dokument.

Problematik në këndvështrimin e insitucioneve është mendësia për të braktisur mjetet në pika grumbullimi dytësore të cilat sipas një inspektimi të bërë nga Ministria për Turizmin dhe Mjedisin ishin 230.

Për të përmirësuar sistemin e menaxhimit të mbetjeve nga makinat në fund të jetës dokumenti ende draft i qeverisë propozon se duhet të ngrihet një sistem për grumbullimin dhe transportin e automjeteve në fund të jetës në impiantet përkatëse të trajtimit. Por duke qenë se kjo mund të shoqërohet me kosto shtesë propozimi është edhe për vendosjen e një tarife shtesë që paguhet në import apo tek koncesionari.

“Ministritë e linjës duhet të hartojnë programme informimi për të inkurajuar qytetarët, pronarët e automjeteve në fund të jetës për t’i sjellë ato në pikat e duhura të mbledhjes. Edhe mbetjet nga anijet, nga objektetet lundruese, nga hekurudhat dhe avionët duhet gjithashtu të përfshihen në sistemin për menaxhimin e automjeteve në fund të jetës dhe i duhet kushtuar rëndësia e duhur, kryesisht për materialet e rrezikshme që ato përmbajnë. Me rëndësi është vendosja e një tarife për importin dhe prodhimin e automjeteve për të mbuluar koston e tyre të asgjësimit” thuhet në dokument. /Monitor/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Janë rreth 97 mijë punonjës që u është miratuar pagesa prej 40 mijë lekësh si pjesë e paketës së dytë financiare dhe 95 mijë prej tyre e

Shqipëria vlerësohet si një nga shtetet që do ta vuajë më shumë pandeminë e Covid-19 në ekonominë e saj, me një rënie që varion nga -5% s

Çmimet shumë të larta për blerjen e banesave, apartamenteve apo garazheve janë në disnivel të lartë me të ardhurat që kanë shqiptarët.

Shumëkush habitet me numrin e lartë të kafeneve që ka në Shqipëri, që i gjen në çdo cep.

Pandemia e koronavirusit po nxit rritjen e ekonomisë përmes qëndrimit në shtëpi.

Qeveria ka ndryshuar vendimin i cili i hap rrugë aplikimit të bizneseve të mëdha për të marrë kredi të buta në bankat e nivelit të dytë p

Marrëveshja e kredisë me vlerë 139.3 milionë SDR e publikuar në faqen e internetit të Kuvendit të Shqipërisë thotë se interesi i paguar p

Dhoma e Tregtisë së Maqedonisë në një analizë që ka bërë për pasojat e Covid-19 në ekonomi ka krahasuar ndër të tjera të dhënat e numrit

Bashkimi Europian nuk është pjesë e konsultimeve për planin e legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore që prezantoi sot kryeministr

Serbia dhe Maqedonia e Veriut ndoqën politikën e nxitjes së eksporteve dhe prodhimit, ndërsa Shqipëria u përqendrua te koncesionet, duke