Masat antiCovid në ndihmë të biznesit/ BSH: 188 milionë euro vlera e likuiditetit

20/01/2021 - 08:24

Rreth 188 milionë euro vlerë likuiditeti përfituan bizneset shqiptare nga shtyrja e kësteve të kredive, masë të cilën e ndërmori Banka e Shqipërisë në kushtet e situatës së vështirë ekonomike nga pandemia.

Sipas Bankës Qendrore ndikimi financiar i shtyrjes së kredive, vetëm në segmentin e sipërmarrjes, arriti në 23.3 miliardë lekë, ose rreth 11 % e fondit total vjetor të pagave.

Ndërkohë që masat në mbështetje të biznesit dhe ekonomisë përvijuan me lehtësimin e kushteve të kreditimit.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, gjatë 2020, kreditimi i ekonomisë, biznesit dhe korporatave, iu rikthye ritmeve të rritjes, madje krahasuar edhe me një vit më parë.

12 bankat tregtare në vend po vijojnë të mbështesin bizneset me linja financimi, duke lënë në dispozicion likuiditete të mjaftueshme për çdo situatë që mund të paraqitet.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kartat e kreditit janë një ndër produktet e pakta të pagesave që nuk arritën të rimëkëmbeshin pas hapjes së ekonomisë dhe e mbyllën vitin

Puna në bankë ose në sigurime sjell sot në vend shpërblimin më të madh material.

Zonat e Veriut të Shqipërisë janë më të varfrat në Europë, sipas një publikimi të fundit të prodhimit për frymë rajonal të Eurostat, me t

Në vitin 2020 të paktën 900 milionë lekë (rreth 7.2 milionë euro) janë arkëtuar si kamatëvonesa në faturat e energjisë.

Borxhi i jashtëm i vendit shënoi rritjen më të fortë vjetore të tre dekadave të fundit si rrjedhojë e plotësimit të nevojave për financim

Tregu i agjencive turistike u godit rëndë nga pandemia, duke rezultuar në falimentime masive, në rastin më të keq, apo në largime

Euro mbetet monedha më e lirë për të marrë kredi nga familjet shqiptare.

Çmimi i gazit është shtrenjtuar javëve të fundit si për ata që kanë të instaluar impiante në automjete ashtu edhe për kategorinë e familj

Numri i subjekteve të vogla, që janë çregjistruar nga skema e tatimit të vlerës së shtuar (TVSH) ka arritur në 31,821.

Qeveria ka kryer shpenzimet kapitale faktike prej 91,2 miliardë lekëve më 2020, niveli më i lartë që nga viti 2009, vit në të cilin ishte