Mbarimi i TAP dhe kriza e Covid-19, investimet e huaja bien me 17% në tremujorin e dytë

11/09/2020 - 09:20

Investimet e huaja shënuan rënie në gjashtëmujorin e parë të vitit, si rrjedhojë e përfundimit të projektit TAP, por edhe krizës së shkaktuar nga Covid-19, që paralizoi ekonominë në tremujorin e dytë.

Gjithsesi, tkurrja ka qenë e moderuar, me rreth 17% në krahasim me janar-qershor 2019.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, investimet e huaja direkte ishin 454 mln euro në gjashtëmujorin e parë, nga niveli i lartë rekord prej 546 milionë euro që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në tremujorin e dytë, investimet e huaja ishin 221 milionë euro, me një tkurrje prej 11% me bazë vjetore.

Sipas Bankës së Shqipërisë, fluksi i investimeve të huaja direkte në formën e zgjerimit të kapitalit, vijon i përqendruar në sektorin e energjitikës (në masën 38%), të ndërmjetësimit financiar (në masën 21%) dhe telekomunikacionit (në masën 11%). Rënia vërehet e përqendruar në ecurinë e sektorit të hidrokarbureve.

Gjatë tremujorit të dytë, Bankers Petroleum, që është investitori më i madh në fushën e hidrokarbureve ndërpreu prodhimin për herë të parë për disa javë, si rrjedhojë e rënies së kërkesës nga situata e krijuar nga Covid-19. Kompania ka raportuar se nga qershori i është rikthyer sërish normalitetit.

TAP drejt përfundimit

Gazsjellësi TAP, i cili do të transmetojë gaz nëpërmjet Shqipërisë nga fushat Shah Deniz në Azerbajxhan në tregjet e Europës ka përfunduar 97 për qind të punimeve, bëjnë te ditur burimet zyrtare nga kompania.

Burimet zyrtare nga projekti sqarojnë se, realizimi 97 për qind i punimeve përfshin të gjithë fushën e inxhinierisë, prokurimeve si dhe ecurinë sipas 12 hapave të ndërtimit të tubacionit në pjesën tokësore, ndërtimin e impianteve mbi sipërfaqe (stacionet e valvulave të bllokimit, stacionet e kompresorëve dhe terminalin pritës të gazsjellësit) si dhe ndërtimin e instalimin e pjesës detare të gazsjellësit.

TAP ishte investimi më i madh që ka pasur ndonjëherë vendi, me një vlerë prej 1.5 miliardë eurosh. Punimet për ndërtimin e tij i dhanë një hov investimeve të huaja direkte gjatë viteve të fundit. Por, pas përfundimit të projektit, efekti i këtij investimi në ekonominë e vendit pritet të jetë minimal, pasi vendi nuk ka një infrastrukturë për shfrytëzimin e gazit. Projekti parashikon dy dalje në Shqipëri, ndërsa ka dhe plane afatgjata për ndërtimin e rrjeteve të transmetimit në zonën qendrore të vendit dhe lidhjet me rajonin, që janë ende në fazën e studimeve të fisibilitetit. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në Shqipëri, dy tërmetet e vjeshtës së kaluar dhe pandemia Covid-19 kanë dëmtuar ndjeshëm edhe sipërmarrjet e drejtuara nga gratë.

Pesha e aktiveve jorezidente të sektorit bankar ka arritur nivelin më të ulët në shtatë vitet e fundit.

Parashikimi për ekonominë botërore është më pak i tmerrshëm sesa ai vlerësuar në qershor, tha sot një zëdhënësi i FMN-së, duke sugjeruar

Qeveria e Shqipërisë ka monitoruar zbatimin e kontratës koncesionare në Aeroportin e Rinasit dhe ka gjetur se kriteri në lidhje me siguri

Vlera e overdrafteve të tërhequra nga individëve në banka ka pësuar rënie, pasi ekonomia u prek nga kriza e Covid-19.

Të paktën tre koncesione janë vënë për përpunimin e mbetjeve, në Elbasan Fier dhe Tiranë, por përpunimi i mbetjeve nga këto impiante ka s

Neurokirurgu shqiptar në spitalin e Filadelfias, Gentian Toshkezi foli në një lidhje me “Skype” në News24 lidhur me situatën e krijuar ng

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka zhvilluar sot një takim online me shefen e Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Yan Sun.

“Do të jetë një dimër i gjatë dhe i vështirë për biznesin. Një në tre biznese të vogla në Durrës ka falimentuar!”

Baret, restorantet, hotelet, fabrikat ishin linjat që shkarkuan më shumë punonjës nga puna për shkak të pandemisë në tremujorin e dytë të