Më pak biznese të reja po hapen në vend tre vitet e fundit

05/06/2019 - 08:48

Më pak sipërmarrës po marrin iniciativën që të hapin një biznes të ri në Shqipëri. Shifrat e INSTAT treguan se në 2018-n ritmi i çeljes së bizneseve të reja aktive në ekonomi ra me 18%. Prej 2015-s, vit i cili përkon me aksionin e famshëm anti-informalitet, numri i ndërmarrjeve të reja aktive në ekonomi ka qenë në rënie.

Në fund të 2018-s sipas INSTAT u regjistruan të reja rreth 20,200 biznese të reja, nga afërsisht 25 mijë që u regjistruan një vit më parë, duke shënuar një rënie me 18%. Po ashtu edhe vit më parë, numri i bizneseve të reja të çelura shënoi tkurrje me 20%, ndërsa në 2016-n numri i tyre u përgjysmua në raport me një vit më parë.

Kulmi i bizneseve të reja të çelura kulmoi në 2015-n ku sipas të dhënave nga databaza e INSTAT u regjistruan rreth 56 mijë e 780 biznese të reja, 2.2 herë më shumë se një vit më parë. Si rrjedhojë e aksionit informalitet të nisur në shtator 2015, shumë biznese ambulance nxituan të regjistroheshin, por një pjesë e madhe e tyre dolën sërish nga tregu vitet në vijim.

Sipas sektorëve të ekonomisë, tkurrje më të madhe e kanë pasur prodhuesit e shërbimeve, ku në 2018-n u hapën 13,549 biznese të reja, nga mbi 17 mijë që ishin hapur një vit më parë, 20% më pak. Ndërsa bizneset e reja në prodhimin e të mirave shënuan ulje me 11%, nga 7,600 në 6730 biznese.

5,200 biznese të vogla u mbyllën në 2018-n

Regjistri i Ndërmarrjeve në fund të vitit 2018 numëron 162.835 ndërmarrje aktive, numër pothuajse i njëjtë me vitin e kaluar, raportoi INSTAT në publikimin për Regjistrin e Ndërmarrjeve Ekonomike 2018.

Në raport me një vit më parë rezulton që personat fizikë, kryesisht bizneset e vogla, janë ulur me 5,216 subjekte, duke zbritur në 93 mijë. Mbyllja e bizneseve të vogla është një dukuri që ka nisur prej disa vitesh, si rrjedhojë nga konkurrenca nga qendrat e mëdha dhe zinxhirët e supermarketeve, por që në 2018-n u përshpejtua dhe më tej për shkak të uljes së kufirit të TVSH-së nga 5 në 2 milionë lekë. Në raport me dy vjet më parë, numri i bizneseve të vogla të mbyllura arrin në 7,900.

Ndërkohë janë rritur subjektet e regjistruara si fermerë, me 4,400 më shumë, duke arritur në 40.9 mijë fermerë, si rrjedhojë e masave për formalizmin e bujqësisë dhe orientimin e fermerëve për t’u pajisur me NIPT në mënyrë që të përfitojnë nga subvencionet.

/Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndonëse Shqipëria nuk ka ende asnjë rast të konfirmuar me koronavirus, bizneset vendase kanë filluar të ndiejnë pasojat e virusit që ka s

Italia është partneri kryesor i Shqipërisë, si për tregtinë, ashtu dhe për lëvizjet e shtetasve, sidomos përmes ajrit e detit.

Muaji janar ka shënuar një rritje si të të huajve që kanë hyrë në Shqipëri, ashtu dhe të daljeve të shqiptarëve jashtë.

Është miratuar në Fletoren Zyrtare udhëzimi “Për  procedurat  për  lëshimin  e  autorizimit,  për  subjektet  e  rindërtimit dhe  për  pë

Rreth 4 vjet më parë, kur flukset e parave, që vinin nga kultivimi dhe trafiku i paligjshëm i narkotikëve, po bëheshin të dukshme, një de

Shqipëria është futur sërish në listën gri të pastrimit të parave, nga e cila kishte dalë në vitin 2015.

*Zbardhen ndryshimet ligjore dhe udhëzimet që do i vijnë në ndihmë bizneseve që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në një letër që Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Znj.

2019-a u mbyll me të ardhura totale prej 460.3 miliardë lekësh, ose 3.7 miliardë eurosh.

Teksa zbatimi i procesit të fiskalizimit po aftohet, tatimet kanë dhënë informacion lidhur me dokumentimin e transaksioneve të kryera.