Mediu: Plan menaxhimi për mbrojtjen e pyjeve

25/02/2013 - 12:44

TIRANË, 25 shkurt 2013 -Ministri i mjedisit Fatmir Mediu kërkoi sot angazhimin e ekspertëve  për hartimin e një plani menaxhimi për mbrojtjen e pyjeve.

Duke folur në konferencën me temë” Zhvillimi i qëndrueshëm i ekonomisë pyjore” Mediu theksoi theksoi se duhet të dilet me projekte konkrete për mbrojtjen e pyjeve.

Mediu theksoi më tej se qeveria ka ndërmarrë politika pyjore që sigurojnë menaxhimin e qëndrueshem e të integruar të burimeve natyrore, duke përmbushur funksionin ekologjik, social dhe ekonomik.

“Reformat e thella te ndërmarra ne këtë sektor kane krijuar klimën e nevojshme për vendosjen e standardeve evropiane ne pyje dhe për plotësimin e funksioneve te tij, ne interes te gjithë shoqërisë” tha Mediu.

Sipas tij, politikat e Ministrisë, mbi pyjet janë fokusuar tek menaxhimi i qëndrueshëm i kësaj pasurie, qe ne parim siguron harmonizimin e tre shtyllave themelore: ekonomike, sociale dhe ekologjike.

Gjithashtu Ministri Mediu fajësoi komunat për punën e pamjaftueshme që kanë bërë për mbrojtjen e pyjeve.

“Për te përmbushur funksionin social, politikat e Qeverisë janë fokusuar tek procesi i decentralizimit të kontrollit të pyjeve, nëpërmjet transferimit të fondit pyjor e kullosor tek njësitë e qeverisjes vendore. Aktualisht janë transferuar afërsisht rreth 800.000 ha pyje e kullota duke e tejkaluar dyfish objektivin strategjik, ndërkohë që komunat po bëjnë pak progres ne drejtim te dhënies ne përdorim tek përdoruesi tradicional, miradministrimit, mbrojtjes dhe regjistrimit te pyjeve dhe kullotave. Sipërfaqja e transferuar plotëson nevojat e komunitetit për përdorim familjar të materialit drusor. Nga ana tjetër nënvizojmë se deri tani nuk ka asnjë denoncim tek organet e policisë, nga pronaret e rinj, për prerje te pa ligjshme ne pyje komunale apo raportim te ri-investimeve te një pjese te të ardhurave te siguruara nga përdorimi i pyjeve komunale” shtoi Mediu.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rreth 188 milionë euro vlerë likuiditeti përfituan bizneset shqiptare nga shtyrja e kësteve të kredive, masë të cilën e ndërmori Banka e

Shqipëria u përfshi pak kohë më parë nga debati i legalizimit të mjeteve virtuale duke argumentuar se vetëm përmes rregullimit të kuadrit

Tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit 2019 rriti varfërinë subjektive (perceptimi që ka një person për situatën e tij financiare dhe material

Shqipëria mund të jetë një destinacion tërheqës për prodhuesit europianë, të cilët po marrin në konsideratë zhvendosjen e njësive të prod

Maryam Salim, menaxhere e zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, në një intervistë ka bërë një përshkrim të situatës ekonomike në të cilën

Dorian H. është një i ri shqiptar që ka fituar deri më tani 200 mijë dollarë nga puna online për individë dhe kompani jashtë vendit.

Nëse ke mbaruar shkollën e lartë, ke më shumë mundësi që të mbetesh i papunë, në krahasim me dikë që ka vetëm arsim 8-9 vjeçar.

Procesi i Fiskalizimit ka filluar prej datës 1 jnar 2021.

Grupi Emaar nuk ndërton vetëm godina, hotele dhe qendra tregtare, por një përvojë të mirë e ka në ndërtimin e porteve dhe marinave.