Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës, me Dhomën e Bosnje-Hercegovinës

25/11/2019 - 10:53

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës e Përfaqësuar nga Kryetari i saj Z. Alban Isteri dhe Dhoma e Ekonomisë së Federatës së Bosnje – Hercegovinës e përfaqësuar nga Presidenti i saj Doc. Dr. sc Marko Šantič, kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi.

Të dyja Dhomat ( Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë  Durrës dhe Dhoma e Ekonomisë së FBiH ) janë pjesë e AIC  FORUM – forumi i Dhomave të Makrorajonit Adriatiko – Jonian. Në një takim të fundit në Greqi, në të cilin Šantič  u zgjodh si nënkryetari i parë i Forumit të Dhomave te Tregtisë së Makrorajonit Adriatiko – Jonian, i cili përfshin 40 Dhoma Tregtie, u ra dakort të zgjerojë bashkëpunimin e dy Dhomave, e cila u finalizua me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit në Mostar, Bosnje – Hercegovinë.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës, Alban Isteri u shpreh se nevojiten më shumë përpjekje për të rrjetëzuar Dhomat e Tregtisë së rajonit Adriatiko – Jonian, duke përfshirë Dhomat e Tregtisë së Shqipërisë dhe Bosnje- Hercegovinës.

“Ne shpresojmë që ky memorandum do të ndihmojë në përmirësimin e tregut dhe bashkëpunimit në fushën e turizmit dhe industrive midis dy vendeve”, u shpreh Isteri.

Ai shtoi se Memorandumi i Bashkëpunimit i nënshkruar midis dy Dhomave do të fillojë të vihet në zbatim në Panairin e ardhshëm Ndërkombëtar të Ekonomisë Mostar 2020, në mars 2020, në të cilin do të prezantohen sipërmarrës nga Shqipëria.

Është ne interesin tonë të kemi sa më shumë ndërveprim të tregtisë së të mirave ndërmjet dy vendeve. Unë besoj se ky Memorandum do të vijojë me bashkëpunim konkret ”, shtoi Isteri

Tregtia midis Bosnje – Hercegovinës dhe Shqipërisë është simbolike, duke e vlerësuar me 50 milionë të ardhura vjetore. Presidenti i Dhomës së Ekonomisë së Federatës BIH, Šantič beson se, duke dhënë këtë informacion, ka vend për bashkëpunim, veçanërisht në turizëm.

“Ne do të donim të zgjeronim këtë bashkëpunim midis Bosnje – Hercegovinës dhe Shqipërisë nga një pikë zero dhe intensifikojmë projektet bashkëpunuese të IPA Cross- Border. Deri tani ne kemi patur projekte trepalëshe me Malin e Zi dhe Kroacinë, por nuk ka asnjë arsye për të mos hapur gjithashtu procesin me Shqipërinë. Shqipëria dhe BiH janë pak të lidhura në aspektin infrastrukturor, dhe me ketë marrëveshje ne duam t’i japim mesazhin të dyja strukturave qeverisëse të Shqipërisë dhe BiH për të çuar përpara në këtë aspekt rivendosjen e marrëdhënieve miqësore gjithashtu.

Korridori  Adriatiko – Jonian është aktual, ai lidh Kroacinë, Bosnje –Hercegovinën, Malin e Zi dhe Shqipërinë, kështu edhe ndërtimi i jugut duhet të rifillojë së shpejti dhe kjo do të jetë një mundësi për të zgjeruar bashkëpunimin”, u shpreh Šantič.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Për një vend si Shqipëria, me të ardhura të ulëta, sigurisht që shpenzimet për restorante dhe hotele do të kenë një peshë shumë më të ulë

Pagat për punonjësit e administratës publike, ato në sektorin privat në tregti dhe shërbime dhe gjithashtu edhe punonjësit e thjeshtë, u

Rritja e remitancave në vitin 2019 ka ardhur si pasojë e tërmetit të 26 nëntoirt.

Çmimet e paketave të cigareve u rriten me 10 lekë në fillim të janarit.

Shqipëria duket se po tërheq gjithmonë e më shumë vëmendjen e sipërmarrësve të huaj.

Për familjet, të ardhurat e të cilave janë të pakta është e kuptueshme që shpërndarja e tyre do të shkojë tek gjërat më bazike, sikurse ë

Në Shqipëri politikat makro-ekonomike janë të gabuara, sistemi ekonomik nuk po funskisonon siç duhet për të nxitur shpirtin sipërmarrës d

Shqipëria renditet e shtata në Europë për prodhimin e portokallëve në vitin 2018, duke u ngjitur një vend në renditje në krahasim me një

Të gjithë vendosim disa objektiva për të realizuar në çdo fillim viti, por nëse njëri prej tyre është për t’u bërë milioner, për fat të k

Të gjithë ata që kanë në plan të blejnë një automjet gjatë vitit 2020, duhet ta dinë se nuk do të regjistrohet apo zhdoganohet nëse nuk p