TIRANË- Ministria e Ekonomisë, Transportit dhe Energjisë paralajmëron kompaninë CEZ Shpërndarje se do mbajë përgjegjësi penale për mosfurnizimin me dashje apo pa dashje të vendit me energji elektrike. 

Zëvëndës/ministi i METE-s, Eno Bozdo në një konferencë për shtyp reagoi ndaj CEZ për mungesën e energjise elektrike në disa zona të vendit duke i bërë thirrje kompanisë CEZ që të mos provokojë tension publik, pasi METE  ka prova që CEZ-it i mungon edhe baza e pajisjeve që janë të domosdoshme për të përballuar problemetikën e një moti të ftohtë. 

"METE kërkon nga CEZ-i të mos provokojë tension publik. Mosofrimi i një shërbimi të domosdoshëm përbën një vepër penale dhe të gjithë ata të cilët nuk e ofrojnë këtë shërbim duhet të përgjigjen para ligjit sot, nesër apo në të ardhmen" tha Bozdo. 

Zv/ministri i Bozdo, deklaroi se ndërprerjet e energjisë elektrike në disa zona të vendit janë bërë si pasojë e performancës së dobët të CEZ Shpërndarje. 

"METE është duke ndjekur situatën për çdo ndërprerje të enegjisë. Ndërprerjet e energjisë janë pasi CEZ-i s`ka përmbushur detyrimet e saj dhe kohëzgjatja e defekteve është rritur në mënyrë jonormale në sajë të performacës jo të mirë të saj", tha Bozdo.