METE hap ofertat për Bistrica 1 dhe 2

21/12/2012 - 11:42

TIRANË- Pas shitjes së Albpetrol qeveria ashtu sic kishte paralajmëruar nxorri sot në shitje ditën 2 hidrocentralet, Bistrica 1, Bistrica 2, si dhe shoqërinë “HEC Ulëz Shkopet sh.a”. 

"Sot, më datë 21 Dhjetor 2012, në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës do të bëhet hapja e ofertave për privatizimin e shoqërive HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2 sh.a dhe shoqërinë HEC Ulëz Shkopet sh.a . Ora 11 : 00 - Tenderi për shoqërinë HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2 sh.a. Ora 12 : 00 - Tenderi për shoqërinë HEC Ulëz Shkopet sh.a",- njoftoi METE. 

HAPEN OFERTAT PËR HEC BISTRICA 1 DHE 2 

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës bëri hapjen e ofertave për privatizimin e HEC-eve “Bistrica 1” dhe “Bistrica 2 sh.a” dhe shoqërinë HEC “Ulëz Shkopet sh.a” në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. 

Sokol Devishaj, zëvëndës ministri i METE bëri me dije se :”Do të hapim momentin e caktuar pasi të përfundoi afati teknik dhe financiar për dy HEC-et para, më pas do hapim dokumentacionin teknik dhe financiar për procedurën e dy HEC-eve të dyta. Më pas komisioni do të mblidhet për të bërë verifikimet e nevojshme për të bërë vlerësimet për procedurat e pavarura. Më lejoni që procesi ka konfidencialitetin e tij në mënyrë që komisioni të bëjë vlerësimet përkatëse dhe do jemi në mënyrë të vazhdueshme për operimi”. 

Ofertat për Bistrica 1 dhe 2 
Oferta e parë për HEC Bistrica 1-2, 30 milionë e 355 mijë euro 

Oferta e dytë për HEC Bistrica 1-2, 44.847.496 euro 

Oferta e trete për HEC Bistrica 1-2, 27 milione e 500 mije euro 

Oferta e katërt për HEC Bistrica1-2, 19 milion e 300 mije euro 

Oferta e pestë nga Corum është 52 milione euro 

Oferta e gjashtë  35 milione e 100 mije euro 

Oferta e shtatë 37 milionë e 100 mije euro 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë i kërkon ekzekutivit dhe grupit të menaxhimit të krizës kundër Covid-19 rik

Janë rreth 97 mijë punonjës që u është miratuar pagesa prej 40 mijë lekësh si pjesë e paketës së dytë financiare dhe 95 mijë prej tyre e

Shqipëria vlerësohet si një nga shtetet që do ta vuajë më shumë pandeminë e Covid-19 në ekonominë e saj, me një rënie që varion nga -5% s

Çmimet shumë të larta për blerjen e banesave, apartamenteve apo garazheve janë në disnivel të lartë me të ardhurat që kanë shqiptarët.

Shumëkush habitet me numrin e lartë të kafeneve që ka në Shqipëri, që i gjen në çdo cep.

Pandemia e koronavirusit po nxit rritjen e ekonomisë përmes qëndrimit në shtëpi.

Qeveria ka ndryshuar vendimin i cili i hap rrugë aplikimit të bizneseve të mëdha për të marrë kredi të buta në bankat e nivelit të dytë p

Marrëveshja e kredisë me vlerë 139.3 milionë SDR e publikuar në faqen e internetit të Kuvendit të Shqipërisë thotë se interesi i paguar p

Dhoma e Tregtisë së Maqedonisë në një analizë që ka bërë për pasojat e Covid-19 në ekonomi ka krahasuar ndër të tjera të dhënat e numrit

Bashkimi Europian nuk është pjesë e konsultimeve për planin e legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore që prezantoi sot kryeministr