METE reagon për sigurinë e pajisjeve dhe tregëtimit të gazit

08/01/2013 - 12:11

 

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës reagon për pajisjet dhe impiantet që shërbejnë për depozitimin, ambalazhimin dhe tregtimin e gazit të lëngshëm.

Në një deklaratë për shtyp, METE thekson ka kërkuar vazhdimisht nga strukturat përgjegjëse në varësi të saj angazhim dhe profesionalizëm në zbatimin e detyrimeve ligjore që lidhen me ushtrimin e kontrolleve në tregun e nënprodukteve të naftës, përfshirë këtu edhe GLN, për të garantuar që këto aktivitete zhvillohen në respektim të kërkesave dhe normave të sigurisë në çdo impiant apo njësi tregtimi.

Gjithsesi, METE  në bashkëpunim me Ministri edhe institucione të tjera të kësaj fushe, po konsideron edhe mundësinë e përmirësimit të kuadrit ligjor ekzistues të kësaj fushe, nëpërmjet realizimit të ndryshimeve të nevojshme ligjore apo nënligjore për rritjen e mëtejshme të sigurisë për pajisjet dhe impiantet që shërbejnë për depozitimin, ambalazhimin dhe tregtimin e gazit të lëngshëm, në mënyrë që ato të jenë sipas të gjitha standardeve të nevojshme që të garantojnë sigurinë e konsumatorit.

Më konkretisht, në periudhën në vazhdim METE do të ndërmarrë hapa konkrete në drejtim të rritjes së angazhimit të strukturave të varësisë, por edhe të bashkëpunimit me strukturat përkatëse të ministrive të tjera, në drejtim të rritjes së rigorozitetit në kontrollin e këtyre pajisjeve që përdoren në tregun e GLN, si dhe në nxjerrjen jashtë përdorimit të bombulave që nuk përmbushin standardet.

Në këtë kuadër, METE thekson se do të vazhdojë edhe në të ardhmen bashkëpunimin e saj me faktorët e interesit, përfshirë këtu edhe Zyrën për Mbrojtjen e Konsumatorit, organet e pushtetit vendor, por edhe vetë shoqëritë e licencuara që ushtrojnë aktivitetin e tregtimit me shumicë të GLN.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pandemia e koronavirusit e ka ndaluar ekonominë botërore dhe do të nevojiten shuma të mëdha monetare për të ndihmuar vendet në zhvillim.

Monedha e përbashkët ka shënuar një tjetër rritje të fortë gjatë ditës së sotme, duke u këmbyer me 128.17 lekë, me një rritje ditore prej

Që kur rastet e para të të infektuarve me Covid-19 u evidentuan në vend, jeta e qytetarëve është kufizuar për të parandaluar dhe për të n

Euro ka vijuar të forcohet edhe gjatë ditës së sotme, në një kohë kur volumet tregtare janë në minimumin e tyre për shkak të situatës së

Banka e Shqipërisë ka vendosur sot të ulë normën bazë të interesit.

Banka e Shqipërisë do të zhvillojë sot (e mërkurë) mbledhjen e radhës së Këshillit Mbikëqyrës, ku një ndër masat që pritet të diskutojë ë

Përhapja e koronavirusit në mbarë botën ka shtuar frikën nëse paraja cash është një burim i mundshëm i kalimit të infeksionit.

“Shifra është e konsiderueshme, do të mbartet për një periudhë më shumë se 1-vjeçare”.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se prej datës 17 mars, e deri në një njoftim të dytë, shërbimet e Administratës Tatimore nuk